Aktualitet

Çfarë ndodhi? Antiterrori merr në pyetje Dritan Goxhajn

Goxhaj është një nga figurat e angazhuara, të spikatura dhe që nxiti debat pas paraqitjes në protestën që zhvillohet prej ditësh në Tiranë.

zh.ll
Çfarë ndodhi? Antiterrori merr në pyetje Dritan Goxhajn
dritan goxhaj ne protesten e dites 23

TIRANË- Dritan Goxhaj është marrë në pyetje nga Njësia Antiterror pranë Policisë së Shtetit. Mësohet se Goxhaj është marrë në pyetje ditën e djeshme, lidhur me deklarata të tij të bëra publikisht dhe të ripublikuara së fundmi në media, ndërsa emri i tij u shaq në vëmendje të publikut në protestën e flamingove në Tiranë.

Goxhaj është një nga figurat e angazhuara, të spikatura dhe që nxiti debat pas paraqitjes në protestën që zhvillohet prej ditësh në Tiranë. Në ditën e 23-të të protestës, Dritan Goxhaj ishte personi që bëri publike 5 kërkesat e protestuesve, mes të cilave dorëheqjen e kryeministrit dhe krijimin e një qeverie teknike.

Dalja e tij në protestë u pasua me reagime të shumta politike dhe jo vetëm. Kryeministri Edi Rama e lidhi figurën e Goxhajt me regjimin iranian, ndërsa përfaqësues të qeverisë e kanë cilësuar atë si mbështetës të influencës iraniane që, sipas tyre, po nxit zhvillimin e protestave.

Ndërkohë, Policia e Tiranës njoftoi sot nisjen e procedimit penal ndaj 11 protestuesve, mes të cilëve edhe Dritan Goxhaj. Sipas policisë, ai dyshohet se ka udhëhequr turmën jashtë perimetrit të njoftuar për zhvillimin e tubimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB