Aktualitet

"Liria ka emër"! "UÇK" marshim në Tiranë, protesta "pushton" mediat ndërkombëtare

Mijëra qytetarë, mes tyre veteranë të UÇK-së, mbështetës të tyre nga e gjithë Shqipëria e Kosova dhe politikanë u mblodhën në sheshin "Skënderbej" për të protestuar kundër Gjykatës Speciale në Hagë dhe lirinë e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

zh.ll
"Liria ka emër"! "UÇK" marshim në
foto ilustruese

TIRANË- Tirana u vesh sot kuqezi dhe me simbolet e UÇK-së, teksa mirpriti protestën në mbështetje të ish-krerëve që po gjykohen në Hagë. Mijëra qytetarë, mes tyre veteranë të UÇK-së, mbështetës të tyre nga e gjithë Shqipëria e Kosova dhe politikanë u mblodhën në sheshin "Skënderbej" për të protestuar kundër Gjykatës Speciale në Hagë dhe lirinë e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Një protestë, që në tërësi ishte paqësore, as incidente të shënuara dhe me pjesëmarrje të gjerë. Që prej mëngjesit të së premtes dhe deri në përfundim, protesta u mbizotërua nga këngë e simbole patriotike që çuan në këmbë Tiranën. 

Protesta në zemër të Tiranës ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. AP, The ëashington Post, Yahho dhe San Francisco Cronicle, i bënë jehonë protestës me titullin e përbashkët: "Mijëra njerëz protestojnë në kryeqytetin e Shqipërisë kundër gjykatës së mbështetur nga BE që ndjek penalisht veteranët e luftës së Kosovës".

"Liria ka emër"! "UÇK" marshim në
ap

 

"Liria ka emër"! "UÇK" marshim në
the ëashinton post
"Liria ka emër"! "UÇK" marshim në
yahoo
"Liria ka emër"! "UÇK" marshim në
San Francisco Cronicle

Ish-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ish-kryetarët e Parlamentit Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-ligjvënësi Rexhep Selimi janë në gjyq dhe kanë qenë në paraburgim që nga viti 2020 në gjykatën e Dhomave të Specializuara të Kosovës të mbështetur nga BE-ja, me seli në Hagë, Holandë. Ata përballen me akuza që përfshijnë vrasje, torturë dhe persekutim të civilëve gjatë dhe pas luftës./ZËRI

Poll

MOS HUMB