Aktualitet

LIVE- Seanca për Ballukun në Kushtetuese, përfaqësuesja e qeverisë: U pezullua puna e Ministrisë së Energjitikës dhe Infrastrukturës

Në seancën e sotme do të dëgjohen palët e përfshira, përfshirë Kryeministrin, Presidentin, Kuvendin, SPAK-un

E.K
LIVE- Seanca për Ballukun në Kushtetuese, përfaqësuesja e
kryetarja e gjykates kushtetuese

TIRANË- Ka nisur seanca në Gjykatën Kushtetuese, ku po diskutohet ankimimi i kryeministrit Edi Rama, në lidhje me pezullimin nga detyra me vendim të GJKKO të zv.kryeministres Belinda Balluku. Në nisje të seancës, kryetarja e Gjykatës, Fjona Papajorgji komunukoi vendimin e GJKKO për të mos qenë e pranishme, si palë në këtë proces.

Në gjykatë janë të pranishëm prokurorët e çështjes Dritan Prençi dhe Dorina Bejko. Presidenti Begaj përfaqësohet nga Ilir Rusmali, këshilltar, Hemioni Braho, shef kabineti dhe Eriola Shia, Drejtore e përgjithshme. Ndërkohë Kuvendi përfaqësohet nga drejtoresha juridike, Mimoza Arbi.

Gjatë argumentimit të palëve, përfaqësuesja e kryeministrisë Jona Qosja u shpreh se qeverise i është cënuar pushteti dhe është pezulluar veprimtaria në Ministrinë e Energjitikës dhe Infrastrukturës.

“GJKKO dhe SPAK pretendojnë se kërkesa nuk mund të ngrihet sepse nuk janë shqyrtuar të gjitha shkallët e gjykimit. Këshilli i Ministrave nuk është palë në gjykimin penal dhe nuk mund të ankohen për këtë.

Në përgjigje të këtyre pretendimeve, duhet theksuar se nuk bëhet fjalë për një ankim individual. Kërkimi i shkaqeve në këtë rast nuk lidhet me mbrojtjen e të pandehurve, por me raportin ndërmjet pushteteve, dhe ngrihet pyetja nëse gjykata penale ka të drejtë të pezullojë nga detyra një ministër, në të njëjtën mënyrë si mund të pezullojë një tjetër anëtar qeverie. Ne gjykojmë se jo.

Ne vijojmë si përfaqësues të qeverisë që na kanë pezulluar një anëtar të saj dhe fushën e veprimtarisë së tij. Vendimmarrja është pezulluar, dhe tani ministri nuk mund të propozojë aktet", tha Qosja.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB