Aktualitet

Mbërrin në KLGJ shkresa për Irena Gjokën, Prokuroria e Përgjithshme: E dënuar në Greqi për falsifikim vize

Shkresa tashmë do të shqyrtohet nga komisioni i zhvillimit të karrierës pranë KLGJ që më pas do ti përciltet mbledhjes së anëtarëve të KLGJ.

F.I
Mbërrin në KLGJ shkresa për Irena Gjokën, Prokuroria e
Irena Gjoka

TIRANË-Ka mbërritur pasditen e 21 janarit në Këshillin e Lartë Gjyqësor shkresa e Prokurorisë për gjyqtaren Irena Gjoka, e dënuar në Greqi për falsifikim vize. Shkresa tashmë do të shqyrtohet nga komisioni i zhvillimit të karrierës pranë KLGJ që më pas do ti përciltet mbledhjes së anëtarëve të KLGJ.

Prokuroria ka kërkuar nga KLGJ-së që të vlerësojnë nëse “është apo jo në kushtet e ndalimit për të marrë postin e gjyqtares sipas parashikimeve të ligjit të dekriminalizimit”. Sipas shkresës thuhet se vendimi i Gjykatës së Janinës për të dënuar gjyqtaren e GJKKO, Irena Gjoka, për falsifikim të vizës, i marrë në korrik 2005, është i vërtetë dhe autentik.

Prokuroria e Përgjithshme ka përfunduar verifikimin për gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Irena Gjoka, lidhur me deklarimet e saj në Formularin e Vetëdeklarimit të datës 22 prill 2016. Pas kryerjes së të gjitha verifikimeve të mundshme brenda dhe jashtë vendit, Prokuroria ka miratuar rezultatet e procesit të verifikimit dhe ka përcjellë vendimin në Këshillin e Lartë Gjyqësor. 

Verifikimi i vetëdeklarimeve të Irena Gjokës, u zhvillua mbi bazën e kërkesës së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe pretendimeve se Gjoka kishte fshehur probleme nga e kaluara në shtetin grek. /ZËRI

Poll

MOS HUMB