Aktualitet

Rama kërkon rikthimin në detyrë të Ballukut, kush do të përfaqësojë Presidentin, Kuvendin dhe SPAK në Kushtetuese

SPAK do të përfaqesohet në Kushtetuese nga dy prokuroret e çështjes

F.I
Rama kërkon rikthimin në detyrë të Ballukut, kush do të
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Në Gjykatën Kushtetuese do të përballen sot qeveria dhe SPAK, për rastin e zëvendëskryeministres, Belinda Balluku. Kryeministri Edi Rama ka kërkuar shfuqizimin e vendimit të GJKKO-së të marrë në nëntor 2025 për pezullimin e Ballukut nga detyra. Rama ka deklaraur se kjo kompetencë ndahet mes kryeministrit, Kuvendit dhe Presidentit, ndaj edhe këto dy institucione janë thirrur sot si palë të interesuara.

Në seancë, Presidenti i Republikës do të përfaqësohet nga Ilir Rusmali këshilltar, Hemioni Braho shef kabineti  dhe Eriola Shia Drejtore e përgjithshme, ndërsa Kuvendi nga drejtoresha juridike, Mimoza Arbi. SPAK do të përfaqesohet në Kushtetuese nga dy prokuroret e çështjes, Dritan Prençi dhe Dorina Bejko.

Në seancë Kushtetuesja do të vendosë për kërkesën e qeverisë për shqyrtimin në themel të çështjes. Më 12 dhjetor, Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrë zv.kryeministren, njëherësh ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Me shumicë votash, 5 me 3, u vendos pezullimi i vendimit të GJKKO-së i datës 20 nëntor. Po në të njëjtën mbledhje, dhe me të njëjtën shumicë votash, Gjykata Kushtetuese vendosi edhe pranimin e ankimimit të Qeverisë të bërë ndaj kësaj çështjeje. 

Cili ishte vendimi i GJKKO

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit vendosi për pezullim nga detyra të zëvendës kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe ndalim daljeje jashtë vendit. Gjykata arsyetoi se vendimi erdhi pasi Balluku mund të prishë provat dhe të intimidojë dëshmitarët, në sajë të detyrës që mban. Balluku me vartësit e saj akuzohen se kanë paracaktuar fituesit në dy tenderë me vlerë 210 mln euro, atë të Tunelit të Llogarasë 190 mln euro dhe loti 4 i Unazës së Madhe 20 mln euro.  Ndërkohë, Balluku është vënë në hetim edhe për të 7 lotet e Unazës së Madhe, një projekt për të cilin janë prokuruar 45.9 miliardë lekë (450 milion euro)./ZËRI

Poll

MOS HUMB