Aktualitet

Loja e dominosë 'mollë' sherri! Të moshuarit në Durrës konfliktohen me thika, plagoset njëri

Dy të moshuarit janë konfliktuar me njëri-tjetrin për lojën, por përplasja ka degraduar deri ne përdorimin e armeve te ftohta. 

F.I
Loja e dominosë  'mollë' sherri! Të moshuarit në
PAMJE NGA VENDNGJARJA

DURRËS-Një lojë dominoje në sheshin “Pranvera” në Durrës ka përfunduar me një të plagosur.  Dy të moshuarit janë konfliktuar me njëri-tjetrin për lojën, por përplasja ka degraduar deri ne përdorimin e armeve te ftohta. 

Mësohet se njëri prej të moshuarve, 68 vjeç ka nxjerrë thikën dhe ka goditur 70-vjeçarin. Ky i fundit ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Policia ka nisur hetimet dhe ka arrestuar 68-vjeçarin, i cili pritet të zbardhë dinamikën e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës (thikë), një 70-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në komisariat, autori i dyshuar.

Në lagjen nr. 11, Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. Zh., 68 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. T., 70 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. Zh. në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

 

Poll

MOS HUMB