Aktualitet

Lumi Seman çan argjinaturën/ 20 banesa të përmbytura, qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë

Si pasojë, rreth 20 banesa në zonën e Dernenasit, njësia administrative Libofshë,  janë përmbytur, ndërsa qindra hektarë tokë bujqësore janë vënë nën ujë.

zh.ll
Lumi Seman çan argjinaturën/ 20 banesa të përmbytura,
lumi seman

FIER- Prurjet e shumta të lumit Seman dhe çarja e argjinaturës në disa segmente kanë bërë që uji të vërshojë gjatë natës në tokat bujqësore dhe drejt zonës së banuar. Si pasojë, rreth 20 banesa në zonën e Dernenasit, njësia administrative Libofshë,  janë përmbytur, ndërsa qindra hektarë tokë bujqësore janë vënë nën ujë.

Banorët shprehen të shqetësuar pasi sipas tyre, prurjet e lumit vijojnë ende me intensitet të lartë. Ndërkohë, në terren kanë mbërritur eskavatorë dhe mjete të rënda, të cilat po punojnë intensivisht për të reduktuar dëmet dhe për të stabilizuar argjinaturën./ZËRI

Poll

MOS HUMB