Aktualitet

VIDEO/ Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët përfshijnë pronën e fqinjit; arrestohet 57-vjeçari në Lushnje

Ngjarja ndodhi në një fshat të Lushnjës, ku shtetasi me inicialet I.K. 57-vjeç dyshohet se kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturinat.

M.K.
VIDEO/ Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, flakët
foto nga ngjarja

LUSHNJE– Një 57-vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi zjarri që ndezi për të djegur mbeturinat në tokën e tij, doli jashtë kontrollit, duke përfshirë edhe pronën e fqinjit dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Ngjarja ndodhi në një fshat të Lushnjës, ku shtetasi me inicialet I.K. 57-vjeç dyshohet se kishte ndezur zjarr për të djegur mbeturinat. Për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve, zjarri kaloi në pronën e fqinjit. Si pasojë e flakëve, u dogjën plotësisht një mjet bujqësor ( zetor), një rimorkio, si dhe baza ushqimore e grumbulluar për blegtorinë.

Pronari i tokës e cila ishte e përfshirë  nga flakët, shtetasi A.A., pësoi djegie në trup gjatë përpjekjeve për të shuar flakët dhe për të shpëtuar pronën,. Ai u transportua me urgjencë në Spitalin e Lushnjës, ku po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, 57-vjeçarin I.K është arrestuan në flagrancë pasi dyshohet se me veprimet e tij shkaktoi zjarrvënie. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave në pronën e tij, por nga përhapja e flakëve në tokën e fqinjit u shkaktuan dëme materiale; arrestohet 57-vjeçari.

Në përpjekje për të shuar zjarrin, pësoi djegie i zoti i pronës, fqinji i autorit.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e autorësisë së një rasti zjarrvënieje, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan shtetasin I. K., 57 vjeç, banues në fshatin Lumth, Lushnjë.

Ditën e djeshme, ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij, në fshatin Lumth, për djegien e mbeturinave, por flakët janë përhapur në tokën e fqinjit të tij, shtetasit A. A., ku si pasojë janë djegur një mjet bujqësor (zetor), një rimorkio dhe baza ushqimore për blegtorinë.

Shtetasi A. A., në përpjekje për të shuar flakët në pronën e tij, ka pësuar djegie. Ai po merr mjekim në Spitalin e Lushnjës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr".

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët që, në asnjë rast, të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Gjithashtu, fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe çdo paligjshmëri tjetër, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm./ZËRI

Poll

MOS HUMB