Aktualitet

"Malësorët e mbrojnë tokën me gjak"! Banorët e Rrjollit vijojnë protestën, përplasen me policinë, disa të shoqëruar

Edhe këtë të enjte situata është tensionuar, pasi janë shënuar përplasje mes banorëve dhe forcave të policisë që ishin prezente në zonë. 

zh.ll
"Malësorët e mbrojnë tokën me gjak"! Banorët
banoret e rrjollit ne proteste-perplasje me policine

VELIPOJË- Prej afro dy muajsh, banorët e zonës së Rrjollit vijojnë protestat kundër ndërtimit të një resorti luksoz që lidhet me biznesmenin Bashkim Ulaj. Edhe këtë të enjte situata është tensionuar, pasi janë shënuar përplasje mes banorëve dhe forcave të policisë që ishin prezente në zonë. 

Sipas informacioneve, banorët janë drejtuar drejt kantierit të ndërtimit, por janë ndaluar nga policia, e cila ka ndërhyrë për t’i penguar. Kjo ka sjellë reagimin e tyre dhe përshkallëzimin e situatës në përplasje fizike. Banorët shprehen të vendosur për të mbrojtur tokat e tyre, duke theksuar se nuk do të lejojnë që t’u merren.

 
 
 
 
 
Visualizza questo post su Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Un post condiviso da ZËRI (@zeri.albania)

Si pasojë e incidenteve, disa prej tyre janë shoqëruar në komisariat. Ata pretendojnë gjithashtu se janë ofenduar nga efektivët e policisë gjatë ndërhyrjes.

“Rezistenca do të vijojë deri kur të kemi drejtësi. Fatmir Shpellzaj meqënëse i paske certifikatat pse nuk i nxjerr. Ti nuk i ke, ke vetëm një alibi falso. Prokuroria e Shkodrës duhet të bëjë punën e vet për të parë se kujt është prona. Nëse në Rrjoll ndodh një fatkeqësi  është faji i shtetit. Malësorët e mbrojnë tokën me gjak. Institucionet duhet të veprojnë për të mos ndodhur ndonjë fatkeqësi”, tha një banore.

Po ashtu, ata i bëjnë thirrje ish-drejtorit të Kadastrës, Fatmir Shpellzaj, që të paraqesë dokumentacionin përkatës nëse ai i disponon.

Banorët protestojnë kundër ngritjes së resortit turistik, duke e cilësuar si grabitje të pronës së tyre nga kjo kompani. Banorët shprehen se zotërojnë dokumentacion të rregullt për 400 dynym tokë me vendim gjykate të vitit 2006.

Një fshat turistik me vila e hotele luksoze do të ndërtohet në kufi mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks-Rrjoll në Shkodër dhe ka sipërfaqe prej 147.2 hektarësh. Në 31 dhjetor të vitit 2024, biznesmeni Bashkim Ulaj, së bashku me dy vëllezërit e tij Astrit dhe Ahmet Ulaj morën statusin e veçantë “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” për ndërtimin e resortit turistik Blue -Borgo” në bregdetin e Velipojës./ZËRI

Poll

MOS HUMB