TIRANË-Gazetari dhe analisti i njohur Namir Lapardhaja është ndarë papritur nga jeta në moshën 40-vjeçare, duke lënë pas një kontribut të spikatur në median shqiptare dhe debatin publik.
Shkaku i vdekjes ende nuk është i qartë, ndërsa dyshohet se shkak mund të jet bërë një arrest kardiak gjatë natës ose hemoragjia cerebrale. Vetëm pak ditë më parë, më 5 mars, ai festoi ditëlindjen e tij.
Lapardhaja ishte një qytetar i angazhuar, publicist dhe kritik letrar, i cili shquhej për analizat e opinionet e tij. Ai njihej edhe si aktivist që merrte pjesë në debate publik me qëndrime mbi drejtësinë, transparencën, arsimimin dhe çështje të tjera sociale. Me një përvojë 20 vjeçare në fushën e publicistikës dhe kritikës, Lapardhja ka kontribuar me shkrime në media të ndryshme shqiptare. Ai ishte autor librash, esesh dhe një numri të madh artikujsh që do të mbeten trashëgimia e tij kulturore për shoqërinë dhe familjen e tij.