Aktualitet

Mandarinat me pesticide, babai i fermerit kërkon drejtësi: Ne i hamë edhe vetë...po të jenë do kishim vdekur!

Sipas tij, nuk konsultohej me të birin për çështjen e tregtisë, por shton se edhe vetë i konsumojnë frutat që shesin. 

k.m.
Mandarinat me pesticide, babai i fermerit kërkon drejtësi: Ne i
Hekuran Tafa

BERAT- Babai i fermerit të arrestuar, në fshatin Goriçan të Beratit Elton Tafa, Hekuran Tafa ka folur për shitjen e mandarinave me pesticide nga i biri. Ai pretendon se djali është i pafajshëm. Sipas tij, nuk konsultohej me të birin për çështjen e tregtisë, por shton se edhe vetë i konsumojnë frutat që shesin. 

PJESË NGA INTERVISTA:

Pse e arrestuan djalin?

Hekuran Tafa: Nuk di gjë! Ai s’ka vrarë, as s’ka bërë, është i pafajshëm. Nuk di gjë po të them.

I ka shitur mandarinat?

Hekuran Tafa: Nuk e di, nuk e pyes. Mos më ngatërro me mandarinat. Unë nuk e pyes për asnjë gjë atë. Edhe për domatet nuk e pyes. Shite, nuk shite, nuk më hyn në qese.

Cili është apeli ndaj shtetit?

Hekuran Tafa: Të nxjerri të vërtetën!

A e dini që ai pesticid është ndaluar nga BE?

Hekuran Tafa: Nuk di gjë. S’di gjë! Të them kot!

Ju i keni konsumuar vetë ato? Konsumohen ato manderina?

Ato po të ishin helmuese, ne do kishim vdekur!

Ndërkohë, Prokuroria e Beratit informon se ka dyshime se në treg janë hedhur mbi 21.000 kg mandarina me pesticide, të cilat pasi u kthyen nga Kroacia nuk u asgjësuan por janë blerë nga fermerët e qarkut Berat dhe Sarandë. Në pranga kanë përfunduar fermeri Elton Tafa nga Goriçani i Beratit, grumbulluesi Arben Dyli dhe inspektori Elson Tahiraj./ZËRI

Poll

MOS HUMB