Aktualitet

Masakra e Lushnjes/ 'Dua pafajësi', Avokati i Laert Haxhiut PËRPLASET me Altin Dumanin, Apeli i GJKKO vendos: Burg përjetë!

Në seancën e sotme në Apelin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Laert Haxhiu nuk ishte i pranishëm në seancë por u përfaqësua nga avokati.

k.m.
Masakra e Lushnjes/ 'Dua pafajësi', Avokati i Laert Haxhiut
Laert Haxhiu

TIRANË- Edhe seanca e sotme për masakrën e Lushnjes është zhvilluar me përplasje mes Laert Haxhisë dhe SPAK. Në seancën e sotme në Apelin e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Laert Haxhiu nuk ishte i pranishëm në seancë por u përfaqësua nga avokati. I pranishëm ishte dhe babai i tij, Qamil Haxhiu. Nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës, avokati Detar Hysi tha se SPAK duhet që të ripërsëriste hetimet pasi klienti i tij nuk kishte lidhje me ngjarjen. 

Në seancë ishte dhe një prej dy hetuesëve të ngjarjes, kreu i Strukturës së Posaçme, Altin Dumani tha se nuk ka vend për dyshime, aq më pak në pamjet filmike, pikë ku edhe është 'kapur' mbrojtja e Haxhiut. Por Dumani e tha "prerë" se gjatë hetimeve janë marrë në pyetje edhe dëshmitarë që kanë parë gjithë ngjarjen që la pas dy viktima dhe plagosi 2 të tjerë. Po ashtu, Dumani shtoi se Haxhiu bashkë me bashkëpunëtorët e tij, Orges Bilbilin dhe Antero Kaloshin kishin siguruar armët e zjarrit sapo mësuan se Xhuljo Shkurti kisht hyrë në Shqipëri. Sipas SPAK, nipi i Aldo Bares (Alfred Shkurtit) ishte shënjestra dhe jo viktimat që thjesht ndodheshin edhe njëherë në vendin dhe kohën e gabuar. Kështu që edhe njëherë, organi i akuzës kërkoi dënimin e Haxhiut me burg përjetë. 

Pasi morën në shqyrtim provat dhe dëgjuan dy palët, Apeli vendosi që të linte në fuqi vendimin e Shkallës së Parë; atë të dënimit me burg përjetë të Laert Haxhiut.

DISKUTIMET NË SALLË

Avokati Hysi: I kërkoj gjykatës të zbardhë të vërtetën për ngjarjen në Lushnjë. Laert Haxhiu nuk ka lidhje me vrasjen e dy personave. Po ashtu, i kërkoj gjykatës ta ndryshojë vendimin dhe të shpallë të pafajshëm Laert Haxhiun. Nëse nuk jep pafajësi dosja të rishikohet edhe një herë në gjykatën e Shkallës së Parë.

Altin Dumani: Vendimi i Shkallës së Parë është vendim i drejtë! Ka prova ligjore, janë trajtuar prova nga ana e prokurorisë. Ka vlerësuar provat e mbledhura. Gjykata iu është referuar pamjeve të karburantit, por jo pamjeve filmike që ka sjellë babai i një prej viktimave. Po kështu, pamjet filmike janë pamje të sekuestruara nga OPGJ. Nuk ka vend për dyshime për vërtetësinë e provës. Lidhur me pamjet filmike janë pyetur dëshmitarët e thirrur nga mbrojtja dhe nga akuza. Vrasja e Zamir Latifit dhe e Jurgen Hoxhës, nuk kishte asnjë motiv, por u bë për shkak se shënjestër ishte Xhuljo Shkurti, për shkak të konfliktit që Laert Haxhiu kishte me këtë të fundit. I pandehuri në mënyrë te përsëritur në shkallë te parë dhe këtu ne Apel nga mbrojtësi dëgjuam që nuk jemi përpara një grupi kriminal. Ne sqarojmë se u provua ekzistenca e grupit të strukturuar kriminal. Mes Laert Haxhiut dhe Xhuljo Shkurtit ka patur konflikt qe ka zgjatur ndër vite. Vrasja e Zamir Latifit dhe e Jurgen Hoxhës, nuk kishte asnjë motiv, por u bë për shkak se shënjestër ishte Xhuljo Shkurti, për shkak të konfliktit që Laert Haxhiu kishte me këtë të fundit. Të gjitha këto prova provojnë ekzistencën e grupit të strukturuara kriminal. Lidhur me pretendimet për pavlefshmëri të zgjatjeve të afatit, me të drejtë GJKKO ka rrëzuar kërkesën e të pandehurit. Të gjitha zgjatjet e afateve i janë komunikuar mbrojtjes.

“Masakra e Lushnjes” ka ndodhur në shtator të vitit 2017. Shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares, por të vdekur mbetën Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi. Laert Haxhiu akuzohet nga autoritetet shqiptare për 16 vepra të ndryshme penale, që përfshijnë vrasje, atentate, plagosje, grabitje e shumë të tjera, të kryera në formën e grupit kriminal. Dosja u zbërthye pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Marjus Tafani. Laert Haxhiu u arrestua në Selanik të Greqisë dhe më pas, pas një procesi të gjatë gjyqësor në vendin fqinjë u ekstradua në Shqipëri./ZËRI

Poll

MOS HUMB