
BIRGMINGHAM- Tre persona që trafikonin njerëz në Britaninë e Madhe janë shpallur fajtor pas një hetimi disa mujor të Agjencisë Kombëtare të Krimit.
Gjykata britanike shpalli fajtor për akuzat e trafikut njerëz, Pistiwan Jameel, 54 vjeç, nga Iraku, i cili jetonte prej vitit 2002 në Birmingham, ai kishte rolin e ndërmjetësuesit mes bandave dhe klientëve.
Një ndër klientët e arrestuar gjatë operacionit është dhe shqiptari Artan Halilaj, 39 vjeç. Oficerët e NCA-së, gjatë hetimeve, vëzhguan takimin e Jameel me Halilajn në Birmingham më 1 shtator 2023. Sipas hetimeve, në këtë takim u bë një dorëzim parash dhe më pas, në një telefonatë, Jameel tha se të tre klientët e tij janë gati për t’u nisur drejt Anglisë. Artan Halilaj, i cili në atë kohë jetonte në Southall, kishte mbërritur vetë me një varkë të vogël nga Belgjika në fillim të vitit 2023. Ai kërkoi azil, por u largua nga hoteli ku supozohej të qëndronte teksa kërkesa e tij po përpunohej nga Home Office.
Halilaj, po organizonte planifikonte të sillte në Angli, të afërmin e tij Fiorentino Halilaj, 25 vjeç, i cili kaloi Kanalin me një varkë të vogël më 2 shtator. Halilaj dhe Jameel u arrestuan nga oficerët e NCA në 23 tetor 2023, ndërsa Fiorentino Halilaj u arrestua të nesërmen në qendrën e paraburgimit të emigracionit ku po mbahet deri më tani
Jameel dhe Fiorentino u deklaruan fajtorë të dy, ndërsa Artani mohoi përfshirjen. Ndërsa sot Gjykata e Birgminghamit e shpalli atë fajtor, ndërsa dënimi i tyre do të jepet më 3 dhjetor. /ZËRI