Aktualitet

Masakra në Shkodër, hetuesit dyshojnë se u "pajtuan" vrasës me pagesë nga Mali i Zi

Nga të dhënat që janë mësuar deri më tani është zbuluar se grupi hetimor i Policisë së Shkodrës ka dyshime se vrasësit janë persona të paguar.

k.m.
Masakra në Shkodër, hetuesit dyshojnë se u "pajtuan"
Pamje nga vendi i ngjarjes

SHKODËR- Detaje të reja janë zbardhur nga masakra e djeshme në zonën e Dobraçit në Shkodër, ku humbën jetën 3 persona. Nga të dhënat që janë mësuar deri më tani është zbuluar se grupi hetimor i Policisë së Shkodrës ka dyshime se vrasësit janë persona të paguar. Këta persona janë produkt "eksporti" pasi besohet se janë pajtuar nga Mali i Zi për të vrarë Hamza Licin.

Hetimet deri më tani kanë probleme, pasi makina e djegur e autorëve tip "Range Rover", deri tani nuk ka prodhuar asnjë të dhënë për grupin hetimor, pasi numri i shasisë është dëmtuar nga zjarri. Edhe kamerat e sigurisë në zonë nuk kanë kapur ndonjë detaj të rëndësishëm për grupin hetimor.

Pasditen e djeshme, 4 persona kanë komplotuar dhe realizuar vrasjen e Hamza Licit, vëllait të Ibrahim Licit. I riu, vetëm 23 vjeç ndërroi vend menjëherë nga plumbat e marrë, ndërsa shoku i tij, Arlind Bushati ndërroi jetë disa orë më vonë në spital. Djali i ish-kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës kishte marrë një plumb në kokë. Kjo masakër i kushtoi jetën edhe një kalimtareje të rastit, Flutura Bashës. Kjo e fundit po shkonte në shtëpi me të shoqin, kur motoçikleta e tyre u përplas nga "Benzi" i Licit që kishte humbur jetën në timon. Flutura ndërroi jetë në vend, ndërsa Bashkim Basha ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Tashmë ka nisur aksioni për kapjen e autorëve, por deri më tani pas ka mbetur vetëm makina e tyre e djegur./ZËRI

Poll

MOS HUMB