Aktualitet

Mbetjet e "Kurum"/ Kush janë 33 të arrestuarit, nga Arta Dollani te pronarja e "Sokolaj" dhe drejtues të kompanisë (EMRAT)

Hetimi ka zbuluar shkelje të rënda ligjore në lidhje me menaxhimin, magazinimin dhe tentativën për trajtim të këtyre mbetjeve të rrezikshme drejt Tajlandës, nga kompanitë “Kurum International” dhe “Sokolaj” si dhe nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Dogana e Durrësit dhe kompania koncesionare e terminalit lindor në portin e Durrësit.

zh.ll
Mbetjet e "Kurum"/ Kush janë 33 të arrestuarit, nga Arta
kurum

DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka firmosur 33 masa sigurie në kuadër të hetimit për çështjen e mbetjeve të rrezikshme të kompanisë “Kurum”, të konfiskuara rreth një vit më parë në Portin e Durrësit. Policia e Durrësit dhe Tiranës po zhvillon një operacion në 3 qytete, për ekzekutimin e masave të sigurisë.

Hetimi ka zbuluar shkelje të rënda ligjore në lidhje me menaxhimin, magazinimin dhe tentativën për trajtim të këtyre mbetjeve të rrezikshme drejt Tajlandës, nga kompanitë "Kurum International" dhe "Sokolaj" si dhe nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, Dogana e Durrësit dhe kompania koncesionare e terminalit lindor në portin e Durrësit.

Nga 33 masa, mësohet se 26 prej tyre janë "arrest me burg", ndërsa 7 prej tyre janë "arrest shtëpie", ku përfshihen zyrtarë, drejtues dhe funksionarë të institucioneve, mes tyre edhe ish-drejtoresha e AKM-së, Arta Dollani,  e cila dyshohet për shpërdorim detyre dhe shkelje të procedurave ligjore lidhur me mbikëqyrjen dhe dhënien e lejeve mjedisore.

Konkretisht, masa "arrest shtëpie":

Arta Dollani- Ish-drejtoresha e Përgjithshme e AKM 

Evis Mellonashi- Sektori i lejeve mjedisore AKM

Bujana Tonçiça- Sektori i lejeve mjedisore AKM

Kledina Skendo- Sektori i monitorimit të lejeve mjedisore AKM

Marjeta Përlala - Drejtoresha aktuale e AKM

Iva Musa - Inspektore e Autoritetit Portual Durrës

 

Masa "arrest me burg" për: 

E.D - Administratori i “Kurum International” 

Y.S - Administrator me prokurë i “Kurum” 

Gjovana Sokolaj - Pronare e kompanisë “Sokolaj” 

Doni Sokolaj - Administrator i kompanisë D.o.o Minerals 

Olizana Pemati - Ish-administratore e kompanisë “Sokolaj” 

M.I- Drejtori i Transportit në kompaninë “Kurum” 

R.B - Specialist pranë zyrës së mjedisit në “Kurum” 

H.S - Drejtori i prodhimit të çelikut në “Kurum”

A.S - Drejtues në kompaninë “Kurum” 

S.H- Drejtor i departamentit te shitjeve në “Kurum” 

Mirjeta Zotaj - Kontabiliste e kompanisë “Sokolaj” 

Mikail Hila - Aksioner i agjencisë doganore “Joti Spedition” 

Mbarime Koroci - Aksionere e kompanisë “Alliance Resource” 

Nazif Bajrami - Pronar i kompanisë “Bajrami N” 

Andon Prifti - Administrator i kompanisë “Bajrami N” 

Petrit Qosja - Person fizik në tregtinë e mbetjeve 

Julian Kapedani - Dega e Doganës Durrës 

Indrit Likaj - Dega e Doganës Durrës 

Helidon Lila - Dega e Doganës Durrës 

Edmond Voda - Dega e Doganës Durrës 

Shkëlqim Jakupi - Dega e Doganës Durrës 

Florian Çimo - Administrator i kompanisë koncesionare EMS APO 

Gazmend Sina - Punonjës i kompanisë koncesionare EMS APO 

Ingo Hesse - administrator i kompanisë EMS APO

Dritan Seferaj - Drejtoria e Inspektim- Kontrollit AKM

Kejdi Ahmetaj - Drejtoria e Inspektimit AKM

Xhulio Golgota - Inspektor i Autoritetit Portual Durrës

Si erdhi sinjalizimi i anijeve me mbetje industriale?

Sipas dokumenteve zyrtare të shqyrtuara nga AFP, kontejnerët ishin mbushur me materiale mbeturinash që ishin vendosur për t'u përpunuar dhe shkatërruar larg brigjeve të Evropës. Materiali i depozituar në 102 kontejnerët e kishte origjinën nga uzina e çelikut Kurum International në pronësi turke në Elbasan, Shqipëri. Mbetjet u blenë fillimisht nga kompania shqiptare Sokolaj, e cila më pas ia shiti materialin filialit të saj në Kroaci, GS Minerals, me ngarkesën që do të shkarkohej në Tajlandë për përpunim.

Sipas dokumenteve të parë nga AFP, Sokolaj i etiketoi mbetjet si "oksid hekuri" një substancë që nuk është e ndaluar për dërgesë ose që konsiderohet e rrezikshme. Një analizë e substancës në kontejnerë u krye nga një laborator kroat me bazë në Zagreb, sipas Sokolajt. Kur u kontaktua nga AFP, laboratori refuzoi të komentonte, duke thënë se "informacioni mund t'u jepet vetëm klientëve". Vetë Sokolaj nuk i është përgjigjur pyetjeve se çfarë ka në kontejnerë. Kompania dhe filiali i saj kroat refuzuan të dyja kërkesat e AFP për koment.

Një sinjalizues kishte telefonuar rrjetin e Bazelit për të raportuar se kontejnerët mbanin jo vetëm oksid hekuri, por edhe mbetje toksike.

BAN (Rrjeti i Veprimit të Baselit) i kërkoi Maersk që të ndalonte anijet kur ato ishin pranë bregut të Afrikës së Jugut. Anijet nuk u përgjigjën dhe fikën transponderët e tyre ndërsa lundronin për në Singapor, sipas BAN. BAN më pas njoftoi autoritetet tajlandeze, të cilët refuzuan të lejonin hyrjen e kontejnerëve. Në fund të gushtit, 102 kontejnerët në bordin e dy anijeve u nisën për në Evropë dhe mbërritën në Shqipëri në fund të shtatorit, më ekzaktësisht më datë 28. Që nga dhënia e alarmit, në Shqipëri, prokurorët kanë hapur një hetim për incidentin në bashkëpunim me Zyrën Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) dhe partnerët ndërkombëtarë. Prokuroria e Durrësit, po verifikon dokumentacionin e plotë dhe autorët e shkeljes së rëndë. Po ashtu, nga hetuesit në Shqipëri janë marrë edhe mostra nga oxhakët e fabrikës "Kurum" për t'i krahasuar më pas me mostrat që do të merren nga konteinerët./ZËRI

Poll

MOS HUMB