Aktualitet

Përplasja e Vorës/ SPAK nis hetimet, i kërkon KQZ të dhëna për votuesit

Prokurori Klodian Braho i kërkon Komisionit qëndror të Zgjedhjeve, nëse kanë votuar apo jo si banorë të Vorës shtetasit, Xhoni Asllanaj dhe Mateo Dedej.

F.I
Përplasja e Vorës/ SPAK nis hetimet, i kërkon KQZ të
Xhoni Asllanaj dhe Flamur Noka

TIRANË-Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet pas incidentit të ndodhur në Vorë ditën e votimit të 11 majit, ku sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka u konfliktua me disa prej anëtarëve të familjes Xhabafti. Në kërkesën e SPAK siguruar nga emisioni “FactCheck”, prokurori Klodian Braho i kërkon Komisionit qëndror të Zgjedhjeve, nëse kanë votuar apo jo si banorë të Vorës shtetasit, Xhoni Asllanaj dhe Mateo Dedej. SPAK kërkon orën dhe datën e caktuar të votimit të tyre.

Në lidhje me incidentin Policia e Tiranës deklaroi se vuri në hetim në gjendje të lirë Flamur Nokën. Procedimi i Nokës, erdhi pas këllëzimit të Xhoni Asllanajt dhe Mateo Dedejs, ku pretendojnë se demokrati i ka penguar dhe kanosur për të ushtruar të drejtën e votimit.

Përplasja e Vorës/ SPAK nis hetimet, i kërkon KQZ të
DOKUMENTI

"Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pasi komunikimit me Prokurorin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. N, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, për veprën penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”. Procedimi në gjendje të lirë nisi pasi në bazë të kallëzimeve të shtetasve Xh. A., 29 vjeç dhe M. D., 33 vjeç, ky shtetas ditën e sotme, në Vorë, i ka penguar dhe kanosur për të ushtruar të drejtën e votimit. Materialet procedurale do t’i referohen Spak, për hetime të metejshme."-thuhej në njoftimin e policisë.

Noka ka pretenduar se Xhabafti bashkë me shoferin dhe shoqëruesin e tij, "punojnë" për ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe se kanë ushtruar presion kundrejt qytetarëve për vota.

Ky informacion sipas SPAK do të shërbej për të hetuar jo vetëm prentedimin e këtyre dy shtetasve dhe referimin e nisur nga Policia e Tiranës por edhe situatën e krijuar në Vorë./ZËRI

Poll

MOS HUMB