Aktualitet

Me armë zjarri dhe municion në banesë, arrestohet 51-vjeçari në Kamëz

F.I
Me armë zjarri dhe municion në banesë, arrestohet
ARAMA E SEKUESTRUAR

TIRANË-Një 51-vjeçar është vendosur në pranga në flagrancë pasi dyshohet se mbante armë zjarri të fshehur në banesën e tij. Gjatë kontrollit në banesën e tij, në rrugën “Besim Cera”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit dhe municionin luftarak, që dyshohet se posedoheshin pa leje.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet brenda 24 orësh, një tjetër operacion kundër armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Arrestohet në flagrancë 51-vjeçari i cili i kishte të fshehur në banesën e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Tracking”.

Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. P., 51 vjeç, banues në Kamëz.

Nga kontrolli në banesën e tij, në rrugën “Besim Cera” shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, që posedoheshin pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB