GREQI-Është zbardhur plagosja në burgun grek e Dhimitër Mevit, i cili u godit me thikë në qeli më 29 janar. Meci u qëllua me një thikë të improvizuar, nga i burgosuri grek N. E, i akuzuar për organizatë kriminale, i cili punonte në mensën e burgut.
49-vjeçari Klodian Lekocaj alias Klod Cara i akuzuar për porositjen e disa vrasjeve, futjen e sendeve të palejuara në qeli, pengmarrje gardianësh apo kërcënime, ka pranuar fajësinë e plagosjes së bashkëkombasit të tij. Cara ka nënshkruar një deklaratë ku merr përsipër porositjen e vrasjes së 46-vjecarit Dhimo Meci brenda burgut të Malandrinos.
Në deklaratën me shkrim, Cara thotë: “Kërkoj të merrem në pyetje për sulmin ndaj Dhimo Mecit në 29/01/2026 në Malandrino. Unë e dhashë urdhrin për sulmin. Nuk dua të përzihet asnjë që nuk ka faj. Mund ta vërtetoj vetëm nëse për ndonjë arsye nuk mund të më ftoni”.
Pas kësaj deklarate policia ka kryer një operacion në burgut ku ndodhet Lekocaj dhe ka zbuluar se ai qëndronte pas një rrjeti të futjes së drogës nëpër qeli. Nga hetimi rezulton se Klodian Lekocaj, duke vepruar si organizator dhe drejtues i aktiviteteve të organizatës kriminale, ishte përgjegjës për gjetjen e furnizuesve, organizimin e transportit, importimit dhe trafikimit të mëtejshëm të drogës brenda Qendrës së Paraburgimit, si dhe menaxhimin e fitimeve nga blerja dhe shitja e drogës.
Kush është Klod Cara alias Klodian Lekocaj, shqiptari famëkeq i “Mafia e Burgjeve”
Klod Cara alias Klodian Lekocaj, 48 vjeç, një personazh kontrovers është kthyer në qendër të viteve të fundit për shkak të etiketimit nga media greke si Kreu i familjes së “Mafia e Burgjeve”. Lekocaj shpesh nëpër përgjime e dëshmi ka dalë se ka lidhje me grupin e kriminalitetit duke u vënë ose atyre ose vetes në lidhje me këtë krim. I tillë ishte dhe rasti i 14 shtatorit 2022 kur policia greke arrestoi rastësisht dy shqiptarët Viktor Çala 39 vjeç dhe Andi Beqiri 23 vjeç. Ata u kapen në Athinë, pasi në automjetin e tyre u gjetën të fshehura 2 Kallashnikovë dhe 1 thikë, ndërsa në banesë 1 pistoletë.
Hetimi i policisë zbuloi se Çala ishte autori i vrasjes së një greku dhe tentatives se vrasjes së një shqiptari, te dy incidentet të ndodhura në muajin korrik 2022. Kështu, "Klod", i cili njihet në kartelet greke edhe si "Luli" ose "Ilia", u akuzua më pas me një tjetër akuzë pas akuzave të mëparshme për urdhërimin e vrasjeve të avokatit grek Mixalis Zafiropoulos, të burgosurit Arbër Bako, të burgosurit Bardhyl Tusha, përfshirje në tentativën e vrasjes së pakistanezit, gjoba të vendosura për ish-ministrin grek, Dimitri Tsovardo etj.
Ai u arrestua fillimisht në vitin 1997 për vjedhje. Në vitin 2003 është arratisur nga burgu i Volosit, ndërsa në vitin 2005 në Agio Pantaleimona ka qëlluar dhe plagosur në bark një shqiptar dhe më pas në të njëjtin vend në vitin 2006 së bashku me dy shqiptarë ka goditur me thikë një bashkëkombas të tij.
Në vitin 2013, ai u arrestua për trafik droge dhe vjedhje dhe u dërgua në burgun e Korfuzit, ku pasi mori leje, u arratis në vitin 2014 dhe pak ditë më vonë, së bashku me Arbër Bakon, mori pjesë në një tentativë grabitjeje që rezultoi në plagosjen e një egjiptiani, ndërsa më 31 tetor 2014, së bashku me Arbër Bako dhe një vrasës në Polgio, në Olti.
Lekocaj u arrestua përfundimisht në nëntor 2014 në Sepolia, nën shoqërinë e Dhimo Mecit, një gjirokastrit i përfshirë në disa vrasje me pagesë në Greqi dhe i cili ishte person në kërkim në momentin e arrestimit./ZËRI

