Aktualitet

VD-Me çantën plot me drogë drejt Tiranës, arrestohen dy transportuesit në Kamëz

Dyshja u kapën në flagrancë fshatin Zall Mner, me një çantë me rreth 675 gramë lëndë të dyshuar narkotike

F.I
VD-Me çantën plot me drogë drejt Tiranës, arrestohen dy
DROGA E SEKUESTRUAR

TIRANË-Dy të rinj të moshës 18 dhe 26 vjeç në Kamëz, janë arrestuar pasi u kapën në flagrancë me lëndë narkotike. Dyshja u kapën në flagrancë fshatin Zall Mner, me një çantë me rreth 675 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, që dyshohet se po e transportonin në Tiranë, me qëllim shitjen.  


Njoftimi i policisë:

U kapën në flagrancë me një çantë me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, që po e transportonin me qëllim shitjen në Tiranë, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohet çanta me lëndë narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara se dy shtetas do të transportonin një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, me qëllim shitjen, kanë organizuar operacionin policor të koduar “The bag”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan shtetasit E. Ç., 18 vjeç dhe A. N., 26 vjeç.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Zall Mner, me një çantë me rreth 675 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, që dyshohet se po e transportonin në Tiranë, me qëllim shitjen.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB