Aktualitet

Me çekiç e kallash thyejnë xhamat! Si u grabit në pak sekonda argjendaria në Kamëz

Në pamje shihet sesi dy grabitësit se skafanda në kokë, thyejnë me çekiç e kallash xhamat e vitrinës për të marrë bizhuteritë.

F.I
Me çekiç e kallash thyejnë xhamat! Si u grabit në pak
pamjet nga ngjarja

KAMËZ-Janë publikuar pamjet e grabitjes se argjendarisë në Kamëz, ku shohet se gjithçka ka ndodhur në pak çaste. Në pamje shihet sesi dy grabitësit se skafanda në kokë, thyejnë me çekiç e kallash xhamat e vitrinës për të marrë bizhuteritë.

Në video shihet se punonjësia e argjendarisë nuk ndodhej në banak, por në pjesën e pasme të dyqanit. Përmes kamerave të sigurisë grupi hetimorë ka përcaktuar intenerarin në të cilën kanë lëvizur autorët e dyshuar të grabitjes së argjendarisë në kamës, ngjarje e ndodhur mesditën e 16 majit. 

Sipas burimeve, autorët, të cilët në çdo sekuencë shfaqen të maskuar, janë larguar menjëherë drejt Zallherrit me motor. Në një moment kanë rrëshqitur dhe janë rrëzuar, por më pas kanë vijuar arratisjen. Autoritetet kanë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për identifikim dhe kapjen e autorëve./ZËRI

Poll

MOS HUMB