TIRANË-Në Gjykatën e Posaçme është mbajtur seanca e radhës në lidhje me dosjen 'Plumbi i Artë', janë paraqitur dhe lexuar prova shkresore. Para nisjes së seancës, i akuzuari Asllan Plaku është përplasur me prokurorin e çështjes, Behar Dibra, teksa ka akuzuar këtë të fundin ka akuzuar se e ka futur në burg pa prova.
“Behar Dibra, më ke futur në burg pa prova. Jam i sëmurë dhe jam këtu nga hetimi yt i dobët, s’më ka futur në burg Nuredin Dumani, se ai nuk ka rrëfyer asgjë, por ti“-mësohet të ketë deklaruar Plaku.
Përplasje e ashpër u regjistrua edhe mes prokurorit Dibra dhe Elda Zotaj, avokates së të pandehurit, Altin Ndoci, i cili është nën akuzë dhe rezulton i arratisur që prej muajit janar, përfaqësohet në proces nga mbrojtja ligjore. Përplasja nisi pas pretendimeve të mbrojtjes se organi i akuzës ka fshehur prova që lidhen me çështjen.
Prokurori hodhi poshtë akuzat, duke deklaruar se provat nuk janë fshehur. Ndërsa avokatja ka reaguar ashpër, duke këmbëngulur se provat nuk janë vënë në dispozicion të plotë të mbrojtjes.
Prokurori: "Kërkesat dhe deklaratat që thoni se ne kemi fshehur prova nuk është e vërtetë, nuk ka fshehje prove. Nëse nuk është sjellë, do ta sjellim."
Avokatja Elda Zotaj: "Po e keni fshehur, pse s’i sillni provat apo ke frikë se je brenda? Po s’ke gjë për të fshehur, sill provat".
Pas debateve të vazhdueshme, ndëryrë gjykata duke ndërprerë seancën dhe e shtyu procesin për në datën 3 mars. Sipas gjykatës, seanca shtyhet për të vijuar me kërkesat e mëtejshme për provat. ”Nuk do të kemi seancë javën që vjen”, tha gjyqtarja. /ZËRI