Aktualitet

"Franc Çopja mendonte se ishte i paprekshëm"-Gazeta belge: Si atentati në Belgjikë rrëzoi klanin e drogës

Gergely ishte vendosur në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke pretenduar se merrej me tregti tekstilesh dhe makinash

F.I
"Franc Çopja mendonte se ishte i paprekshëm"-Gazeta belge:
Franc Çopja

BELGJIKË-Gazeta belge Het Laatste Nieuws (HLN) i ka kushtuar një artikull të detajuar çështjes së Franc Çopja, i dënuar me 25 vite burg nga drejtësia belge për porositjen e vrasjes së Ardit Spahiu. Në artikull thuhet se Çopja dhe grupi i tij e konsideronin veten të paprekshëm, derisa vrasja e ndodhur më 27 nëntor 2020 në Sint-Jans-Molenbeek solli përshkallëzimin e konfliktit mes klaneve shqiptare edhe në Bruksel.

Ardit Spahiu ishte zhvendosur në Belgjikë në vitin 2019, pasi druhej për jetën në Shqipëri për shkak të konfliktit mes klanit Çopja dhe familjes Alibej, të dyja të përfshira në trafik ndërkombëtar kokaine. Lufta arriti kulmin më 27 nëntor 2020 në Belgjikë. Spahiu u qëllua nga një person që zbriti nga një makinë, mori nëntë plumba, ku si pasojë vdiq në vend. Franc Çopja mendoi se ishte “punë e kryer”, por gjërat nuk ishin kështu. Disa muaj më vonë, hetuesit arritën të thyejnë shërbimin e koduar të mesazheve Sky ECC dhe identifikuan protagonistët e vrasjes.

Gergely ishte vendosur në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke pretenduar se merrej me tregti tekstilesh dhe makinash. Në fund të dhjetorit 2023, ai u dorëzua në Belgjikë nën masa të rrepta sigurie  duke u bërë i pari kriminel droge i dorëzuar nga Dubai.

Artikulli i plotë nga HLN:

Bosi i mafies, Franc Gergely (33 vjeç) – i njohur si Franc Çopja – dhe njerëzit e tij mendonin se ishin të paprekshëm. Deri në vrasjen e Ardit Spahiut, pesë vjet më parë në Sint-Jans-Molenbeek, që e solli luftën e klaneve shqiptare deri në Bruksel dhe drejtësia filloi të zgjidhte enigmën pjesë-pjesë. Ajo që nisi me një shkëmbim zjarri në mes të ditës përfundoi në një gjykim, ku u vendos që Gergely nuk do të shikojë jashtë burgut për një kohë të gjatë. Ky vendim u bë i mundur falë thyerjes së shërbimit të mesazheve të koduara Sky ECC dhe deklaratave të një anëtari të bandës që e braktisi të kaluarën e tij.

Ardit Spahiu (38 vjeç) ishte larguar në Belgjikë në 2019 për shkak të frikës për jetën e tij në Shqipëri, ku një luftë e egër klanesh po zhvillohej midis klanit të Gergelyt dhe familjes Alibej. Të dy klanet e lidhura me mafien ishin të përfshira në trafik të madh kokaine dhe shumë gjak u derdh. Lufta arriti kulmin më 27 nëntor 2020 në Belgjikë. Spahiu u qëllua nga një person që zbriti nga një makinë, mori nëntë plumba dhe pësoi tetëmbëdhjetë plagë të ndryshme. Ai vdiq në vend. Gergely mendoi se ishte “punë e kryer”, por gjërat nuk ishin kështu.

Disa muaj më vonë, hetuesit arritën të thyejnë shërbimin e koduar të mesazheve Sky ECC dhe identifikuan protagonistët e vrasjes. Gergely ishte vendosur në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke pretenduar se merrej me tregti tekstilesh dhe makinash. Në fund të dhjetorit 2023, ai u dorëzua në Belgjikë nën masa të rrepta sigurie  duke u bërë i pari kriminel droge i dorëzuar nga Dubai.

Pas një gjykimi më shumë se njëvjeçar nën masa të rrepta sigurie, Gergely u dënua me 25 vjet burg për porositjen e vrasjes. Porositësi tjetër, Mikael Qosja, mori dënim me burgim të përjetshëm. Ekzekutuesi i vrasjes, Flobenc Meçja, gjithashtu u dënua me burgim të përjetshëm. Gjykata dënime edhe Elton Roçin me 20 vjet, Elvis Muratajn me 8 vjet dhe Eljo Bitrin me 5 vjet. Bitri punoi me drejtësinë që nga nëntori 2023 dhe është dëshmitar i mbrojtur. Ai mori dënim më të lehtë falë pendesës dhe bashkëpunimit gjatë hetimeve, pavarësisht rreziqeve të mëdha.

Poll

MOS HUMB