Aktualitet

Me thasë me drogë në makinë e me pushkë me vete, arrestohen në flagracë 2 persona në Nikël

Në mjetin e tyre tip “Wolswagen”, u gjetën 2 thasë me lëndë të dyshuar cannabis sativa, me peshë totale 10 kilogramë dhe një armë gjahu.

F.I
Me thasë me drogë në makinë e me pushkë me vete,
arrestimi

FUSHË-KRUJË-Shaban Haka dhe Ilir Topalli janë arrestuar në flagrancë në aksin rrugor “Nikël–Fushë Krujë”, duke transportuar lëndën narkotike. Në mjetin e tyre tip “Wolswagen”, u gjetën 2 thasë me lëndë të dyshuar cannabis sativa, me peshë totale 10 kilogramë dhe një armë gjahu. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edh etre aparate celularë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet pas një pune të mirëorganizuar, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Aksi”.

Sekuestrohen 10 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë gjahu pa leje, 1 automjet dhe 3 aparate celulare.

Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë, në aksin rrugor “Nikël–Fushë Krujë”, duke transportuar lëndën narkotike me qëllim shitjen.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione të siguruara për një rast të transportimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Aksi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Sh. H., 34 vjeç, banues në Nikël dhe I. T., 43 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, këta dy shtetas janë kapur në flagrancë duke transportuar me automjet tip “Wolswagen”, 2 thasë me lëndë të dyshuar cannabis sativa, me peshë totale 10 kilogramë.

Më tej, gjatë kontrollit të banesës së 34-vjeçar iu gjet një armë gjahu, pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me lëndën narkotike, automjetin dhe 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB