Aktualitet

Miliona drejt Peqinit/ “Bossi” shqiptar i drogës që jetonte në Paraguai, kishte shumë para...por s'i sillte dot në Shqipëri

Në 2020, Ervis Çela komunikon me vëllain e tij që jeton në Paraguai, Ardjan Çela, me të cilin kryen një bisedë, e cila dyshohet se ka të bëjë me përfitimet financiare nga trafikimi i lëndëve narkotike. 

k.m.
Miliona drejt Peqinit/ “Bossi” shqiptar i drogës që
Foto ilustruese

TIRANË- Zbardhen detaje të reja nga dosja e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për grupin e trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine për në vendet e Bashkimit Europian. Në përgjimet që ka siguruar SPAK përmes rrjeteve ku anëtarët e grupit komunikonin, flitet për shuma të mëdha monetare, të cilat arrijnë deri në disa në miliona euro. Një prej personave të dyshuar nga SPAK si pjesë e kartelit shqiptar të drogës jetonte në Paraguai, nga ku sasi të jashtëzakonshme droge niseshin drejt vendeve të BE-së.

Në 2020, Ervis Çela komunikon me vëllain e tij që jeton në Paraguai, Ardjan Çela, me të cilin kryen një bisedë, e cila dyshohet se ka të bëjë me përfitimet financiare nga trafikimi i lëndëve narkotike. Ervisi e vë në dijeni Ardjanin se Franc Gergely, pra Franc Çopja do të dorëzojë në Shqipëri një shumë e cila dyshohet se është 1 milion euro. Gjatë bisedës, Ervisi pyet vëllain e tij nëse shuma prej 20 milion, e cila dyshohet të jetë në monedhën dollarë, është e mjaftueshme për ta administruar në Paraguai. Sipas Ervisit, Franci jo vetëm ka shlyer të gjitha detyrimet, por ka kredituar një shumë prej 2 milion dollarë. 

PJESË NGA DOSJA: 

Më datë 15.10.2020, ne orën 01:57:25 Ervis Çela komunikon me vëllain e tij që jeton në Paraguaj Ardjan Çela më të cilin kryen një bisedë e cila dyshohet së ka të bëje me përfitimet financiare nga trafikimi i lëndëve narkotike. Ervisi e vë në dijeni Ardjanin se shtetasi Franc Gergely do të dorëzojë në Shqipëri një shumë e cila dyshohet se është 1 milion euro. Sipas Ervisit, Franci jo vetëm ka shlyer të gjitha detyrimet por ka kredituar një shumë prej 2 milion dollarë. Ervisi gjithashtu e informon vëllain e tij në lidhje me shtetasin Fadil Balla të cilit i referohet me emrin "Jul", emri i mëparshëm i Fadil Ballës se ky i fundit ka akumuluar një detyrim financiar shumë te lartë që arrin vlerën prej 7 milion e 373 mije euro. Kjo shumë dyshohet se lidhet drejpërsëdrejti me trafikimin e lëndëve narkotike. Nisur nga detyrimi financiar i Fadil Balles, Ervisi është shumë pranë vendimit për të mos e furnizuar Fadilin më lëndë narkotike. Gjatë bisedës Ervisi pyet vëllain e tij nëse shuma prej 20 milion e cila dyshohet të jetë në monedhën dollare është e mjaftueshme për ta administruar në Paraguaj. Biseda e përftuar midis vëllezërve Çela ështe si vijon "...FDCJ3T-..."VALKAN - 12 BC1 - 711259" -Me kismet fundiaves t kaloj 1M shqipri...I ka pagujt krejt ky...Ka 2M plus ktej...Po con dhe leke né shqipri...Po ato po nis ai... Ato qe jan te BTm po ja mor avash avash...Do já mor!

Nisur nga detyrimi financiar i Fadil Ballës, Ervisi është shumë pranë vendimit për të mos e furnizuar Fadilin më me lëndë narkotike. Në të njëjtën bisedë, Ervisi gjithashtu e informon vëllain e tij në lidhje me shtetasin Fadil Balla, të cilit i referohet me emrin ‘Jul’ (emri i mëparshëm i Fadil Ballës), se ky i fundit ka akumuluar një detyrim financiar shumë të lartë që arrin vlerën prej 7 milion e 373 mijë euro.

Ervis Çela komunikon me Fadil Balla të cilit i shkruan "Me ke nja 600$ me shum tani... A me the fut 110 copa?... Dhe um i futa...Sta prish qefin" dhe në vijim i dërgon një fotografi me shenime detyrimesh. Ervisi vijon bisedën duke i dërguar mesazhet me tekst "Ti ske mo shpia ku me fut leket...Ahahahahaha...Jan mush plot... Po flen batman (Miklovan Mullaj) né diván... Dhomen e gjumit e ka mush me leke... Me ke lon mas dore...... Dhe 2 milionë e mbyll punën.

Më pas është Albin Çela ai që komunikon me vëllain e tij Ervis Çela duke e njoftuar se i ka marrë paratë nga një person që e quan "shoku".

"Qysh je sot... Solli 1.160 ky shoku....Ja kish dhon me mes te rruges...Ai cuni ne tr”.

Këtë shumë dyshohet se e ka transportuar nga Tirana në Peqin një person i identifikuar si Denis Daja. Kur merr mesazhin, Ervisi i përgjigjet vëllait të tij që këtë shumë të mos e shënojë si pagesë të Ballës, për të cilin në bisedë i ka vendosur nofkën "shijaksi".

"...Ahahahahaha... Tani shpejt i bon... Kan frike njerzit... Ska shofera me sjell leket... Kam shum leke né kolland... Spo i nis dot..."

Nëse e kanë shlyer borxhin pyet edhe për Soni Pepën, të cilit i referohet me nofkën "Zhux". Këtij të fundit duket se ka për t'i marrë 15 milionë euro. Në këte bisedë Ervis Çela shprehet gjithashtu se ka shuma të konsiderueshme parash në Hollandë, por nuk ka shoferë për t'i transportuar deri në Shqipëri.

"...Fillo baj gati tokena me marr lekt... Jan 7M gati...Apo do ti dorzoj un?....Je gati ti marvesh 4 M?...".

Nga biseda dyshohet se Franc Gergely ka një shumë prej 7 milion eurosh për t'i dorëzuar Ervis Çelës dhe e pyet këtë të fundit për vendin e dorëzimit. Franc Gergely pyet Ervisin nëse gjithë logjistika e dhënies dhe marrjes së parave mund të zgjidhet mes Petrit Lakatos (I njohur me nofkën "iphone") dhe Miklovan Mullaj, i cili në dosje ka nofkën "Batman".

Ervis dhe Ardjan Çela janë dënuar me burg për veprën penale të vrasjes. Konkretisht, dy vëllezërit Çela janë shpallur në kërkim me kartelë të “kuqe” nga Zyra Qendrore e Interpol Tiranë me urdhër të autoriteteve italiane. Ervis Çela është dënuar me 30 vite burg, prej të cilave duhet të vuajë edhe 28 vite e 10 muaj, për të mos i llogaritur veprat e reja penale që i janë shtuar nga dosja e SPAK./ZËRI

Poll

MOS HUMB