
SHKODËR- Armët e zjarrit dhe xhirot me makinë duket se janë normalitet në Shkodër. Gazetarja Klodiana Lala ka nxjerrë pamjet e tre të rinjëve që qarkullojnë nëpër qytet me makinë. Dy prej tyre kanë armë zjarri, tjetri i filmon. Nga pamjet duket qartë që shoferi, në njërën dorë mban timonin, në tjetrën një armë tip pistoletë, ndërsa shoferi ka në dorë një automatik.
MOMENTI ME VIDEO:
"Kjo video me ka ardhur muaj me pare ne rrjetet e mia sociale. Mendohet te jete realizuar ne Shkoder, por une se kam konfirmuar ende ne menyre te pavarur. Atekohe e pata adresuar ne polici, por askush nuk reagoi. Mbase qytetaret do te ndihmojne policine ne identifikimin e personave qe levizin me arme dhe sfidojne shtetin!,"-shkruan Lala.
Këtu i referohet faktit se të rinjtë kalojnë pranë një makinë policie, por nuk pikasen nga efektivët derisa shkojnë në një nga zonat e qytetit, në Kiras. Në video, në një moment, personi që filmon i ka bërë "tag", Muhamet Licit, vëllait të Hamza dhe Ibrahim Licit, i cili banon në Kiras; ndërsa në video shkruan: Fratello (Vëlla)!
Por është e paqartë se përse kanë dalë në "qarkullim" dhe përse kanë shkuar në Kiras. Sipas gazetares, Policia nuk ka bërë asnjë reagim për videon, por në fakt duket qartë profili që ka filmuar.
Bëhet fjalë për "sava_sava44444", por ky profil në Instagram duket se është i paidentifikueshëm për Policinë e Shtetit./ZËRI