Video

Momente nga grabitja e Muzeut të Luvrit/ Të maskuar si punëtorë, autorët thyejnë vitrinën

Dy prej autorëve ishin të veshur me jelekë të verdhë, duke u maskuar si punëtorë

l.k

 

Momente nga grabitja e Muzeut të Luvrit/ Të maskuar si
PAMJE NGA NGJARJA

PARIS- Televizioni francez BFMTV publikoi një video të momentit të vjedhjes së bizhuterive të çmuara nga koleksioni i Napoleonit ditën e sotme në Paris. Dy prej autorëve ishin të veshur me jelekë të verdhë, duke u maskuar si punëtorë dhe ishin në një kamion me pirun ngritës, ndërsa dy të tjerë ishin në një skuter. Me ndihmën e pirunit ngritës, ata arritën të arrinin direkt në katin e parë të ndërtesës, nga ana e bregut të Senës, ku po zhvilloheshin punime.

Sipas “Le Parisien”, në krim morën pjesë katër persona, dy ishin të veshur me jelekë të verdhë të maskuar si punëtorë, ndërsa dy të tjerë ishin në një skuter. Raportohet se hajdutët kishin me vete sharra të vogla elektrike dhe, pas grabitjes së nëntë objekteve me vlerë, u larguan me një skuter në drejtim të paditur. Luvri, i vizituar nga 8 deri në 10 milionë njerëz çdo vit dhe i njohur në të gjithë botën për kryeveprat që strehon si Mona Lisa e Leonardo da Vinçit, konsiderohet si një nga muzetë më të ruajtur në Evropë./ZËRI

Poll

MOS HUMB