Video

7 minuta vjedhje! Grabitet 'Muzeu i Luvrit'

Raportohet se hajdutët kishin me vete sharra të vogla elektrike dhe, pas grabitjes së nëntë objekteve me vlerë, u larguan me një skuter në drejtim të paditur. 

F.I
7 minuta vjedhje! Grabitet 'Muzeu i Luvrit'
pamje nga muzeu

PARIS- Muzeu i famshëm i Luvrit në Paris u mbyll këtë të dielë, pas një grabitjeje të ndodhur sot. Tre burra të maskuar hynë me forcë në muze dhe përdorën një ashensor mallrash për të hyrë në Galerinë Apollo.

Hajdutët prenë hekurat e dritares dhe vodhën bizhuteritë e Napoleon Bonapartit. Ata kanë vjedhur nëntë objekte nga koleksioni i bizhuterive të Napoleonit dhe Perandoreshës, përfshirë një gjerdan, një karficë dhe një kurorë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Raportohet se hajdutët kishin me vete sharra të vogla elektrike dhe, pas grabitjes së nëntë objekteve me vlerë, u larguan me një skuter në drejtim të paditur. Luvri, i vizituar nga 8 deri në 10 milionë njerëz çdo vit dhe i njohur në të gjithë botën për kryeveprat që strehon si Mona Lisa e Leonardo da Vinçit, konsiderohet si një nga muzetë më të ruajtur në Evropë.

Poll

MOS HUMB