Aktualitet

"Nuk vij mo, thanë kush të duron ty...'Kryemadhi në SPAK: Akuza absurde, për një kredi

 Kryemadhi shfaqet e buzëqeshur, teksa komenton kohën me diell me gazetarët jashtë ambjenteve të Prokurorisë.

F.I
"Nuk vij mo, thanë kush të duron ty...'Kryemadhi në
Monika Kryemadhi

TIRANË-Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur sot në ambjentet e SPAK në zbatim të masës detyrim paraqitjeje. Në dalje të ambjenteve nga SPAK, deputetja deklaroi se po përballet me akuza absurde, të cilat lidhen me një kredi të marrë në vitin 2010. Kryemadhi u shpreh se nga ana e prokurorëve sheh “shpërdorim detyre dhe tejkalim kompetencash, përpos diskriminimit dhe intimidimit të dëshmitarëve”. Në fund të bisedës me gazetarët tha se nuk do të shkojë më në Prokurori. Me batutë Kryemadhi u shpreh se i kanë thënë që të mos paraqitet më se ‘kush të duron ty’.

Monika Kryemadhi: Gjatë kësaj kohe që unë kam marrë fashikuj, 5 CD, gjëja e parë që kam lexuar kanë qenë letër porositë. Në të gjitha letër porositë, qoftë nga SHBA, nga Anglia, Qirpo, Austria. Duket haptas një shpërdorim detyre nga ana e prokurorisë, ku vetë  institucionet ia kanë bërë me dije.  Me këto do të njiheni edhe ju. Ajo që bën përshtypje është se sigurisht nuk do ketë gjykim të shkurtuar pasi përveçse do kërkoj dëshmitarët që ka thirrur SPAK, por edhe shumë të tjerë. Sepse të gjithë, mbi 100 e ca asnjëri nuk ka deponim kundër meje, zotit Meta apo kundër të tjerëve. Ajo që të bën përshtypje është vepra penale qoftë për mua apo mamanë time quhet pse unë kam marrë kredi në 2010 dhe kredia qenka e paligjshme edhe pse e kam shlyer në një afat kohor për 4-5 vjet, ndërsa mamaja ime e ka shlyer për 9 muaj ndërkohë që e ka me të ardhura të tjera. Ka një analizë financiare prej 580 faqe nga SPAK, ndërkohë kemi edhe ne analizën tonë financiare dhe do të ballafaqohen, duke patur një ndryshim. Personi që ka bërë analizën financiare nuk është ekspert i lincesuar nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa eksperti që ka bërë analizën tonë financiare është i licensuar. Unë shikoj një shpërdorim detyre dhe tejkalim kompetencash. Në gjithë dosjen time, mua nuk ka ca më duhen llogaritë as të Shefqet Kastratit, as të Samir Manes, as të Ital Betonit, as të Ilir Trebickës…nuk ka ca me duhen as kontratat e shtëpisë të blera në Kodrën e Diellit. Këto janë gjëra që SPAK i ka përdorur për të marrë informacione ndaj bizneseve të ndryshme. Unë e shikoj si tejkalim të kompetencave për të ushtruar intimidim ndaj bizneseve të ndryshme që mund të kenë qenë pjesë e komunikimit. Unë do të shoh edhe thirrjen e disa dëshmitarëve të tjerë. Emrat janë shumë interesat. Unë nuk vij mo…Më thanë mos hajde mo se kush të duron ty…

Prokuroria e Posaçme ka çuar në gjyq ish-presidentin e vendit Ilir Meta dhe Kryemadhin, ndaj të cilëve rëndojnë tre akuza, atë të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë. Për dyshimet se kanë ndihmuar në pastrimin e parave, e pandehur është edhe Fatime Kryemadhi, nëna e Monika Kryemadhit dhe Ema Çoku./ZËRI

Poll

MOS HUMB