Aktualitet

"Çmontohet" grupi kriminal/ Trafik armësh nga Mali i Zi, arrestohen 2 "transportuesit" (EMRAT-VIDEO)

Në kuadër të operacionit të koduar 'Rotondo', janë arrestuar 2 persona, Donati Jaku dhe Florian Gjeta, të cilët po transportonin armët e zjarrit me makinë.

zh.ll
"Çmontohet" grupi kriminal/ Trafik armësh nga Mali i Zi,
pamje nga operacioni policor

TIRANË- Një grup i strukturuar kriminal i përfshir në trafikim dhe shitje të armëve të zjarrit është goditur nga policia, si rezulat i një hetimi 2 mujor. Në kuadër të operacionit të koduar 'Rotondo', janë arrestuar 2 persona, Donati Jaku dhe Florian Gjeta, të cilët po transportonin armët e zjarrit me makinë. Ndërsa është identifikuar dhe shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre.

Automjeti me të cilin po qarkullonin dy shtetasit u ndal për kontrolle në vendin e quajtur "Rrethi i Freskut", ku u sekuestruan 6 armë zjarri (pistoleta SigSauer) të dyshuara të trafikuara nga Mali i Zi, me qëllim shitjen në këtë zonë. Po ashtu, u sekuestua edhe automjeti tip “Volksëagen” dhe me 4 celularë.

Njoftimi:

Tiranë/Finalizohet si rezultat i një hetimi dymujor, operacioni i koduar “Rotondo”.

Goditet një tjetër grup kriminal i përfshirë në trafikim dhe shitje të armëve të zjarrit.

Sekuestrohen 6 pistoleta të dyshuara të trafikuara nga Mali i Zi, me qëllim shitjen, kryesisht në zonën e quajtur “Fresku”.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetasit që transportonin me automjet, armët e zjarrit.
Identifikohet dhe shpallet në kërkim një bashkëpunëtor i tyre.

Si rezultat i një hetimi të kryer për 2 muaj, me metoda proaktive, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të kontrolleve dhe punës operative, me objektiv goditjen e veprimtarive kriminale të trafikimit dhe shitjes së armëve të zjarrit, finalizuan operacionin e koduar “Rotondo”.

Gjatë operacionit, u vunë në pranga shtetasit D. J., 31 vjeç, banues në Shkodër dhe F. Gj., 22 vjeç, banues në fshatin Domje.

Automjeti që drejtonte 22-vjeçari dhe ku ishte pasagjer shtetasi D. J., u ndalua për kontrolle, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, në vendin e quajtur “Rrethi i Freskut”.
Nga kontrollet në automjet, u gjetën 6 armë zjarri (pistoleta SigSauer) të dyshuara të trafikuara nga Mali i Zi, me qëllim shitjen në këtë zonë.
Armët e zjarrit u sekuestruan bashkë me automjetin tip “Volksëagen” që drejtonte shtetasi F. Gj., si dhe me 4 celularë.

Në vijim të hetimeve rreth kësaj veprimtarie kriminale, u identifikua dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i dyshuar i të arrestuarve, shtetasi E. S..

Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetime për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Poll

MOS HUMB