Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në një restorant Tiranë, plagoset 39-vjeçari turk

Ngjarja ka ndodhur në një restorant në zonën e Saukut të Vjetër, ku ka mbetur i plagosur një shtetas turk.

I.F
Të shtëna me armë zjarri në një restorant Tiranë,
Foto ilustruese

TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në një restorant në zonën e Saukut të Vjetër, ku ka mbetur i plagosur 39-vjeçari turk, Halil Uçar.

Mësohet se i plagosuri është dërguar për ndihmë mjekësore në një spital privat në Tirana, pasi ka marrë një plagë në shpatull. Dyshohet se plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy shtetasve turq.

"Më datë 09.03.2026, rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi i huaj turk H. U, 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk. 39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit", njofton Policia./ZËRI

Poll

MOS HUMB