Aktualitet

Municion luftarak në banesë! Lirohet vëllai i deputetit të PS, i caktohet masa “detyrim paraqitje”

Denis Hasallës iu gjetën në banesë 30 fishekë luftarakë.

F.I
Municion luftarak në banesë! Lirohet vëllai i deputetit të
FOTO ILUSTRUESE

ELBASAN-Gjykata e Elbasanit ka liruar Denis Hasallën, 35 vjeç, me detyrë Drejtor Kabineti dhe mbikqyrës i menaxhimit të mbetjeve urbane në Bashkinë e Peqinit, njëherësh vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Saimir Hasalla.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë 'detyrim paraqitje' pë Hasallën dhe Bledar Çullhajt, të cilët u arrestuan gjatë kontrolleve policore më 21 korrik, në kuadër të hetmeve lidhur me djegien e fushës së mbetjeve të inceneratorit. 

Denis Hasallës iu gjetën në banesë 30 fishekë luftarakë. Ai aktualisht mban pozicionin e drejtorit të kabinetit në bashkinë e Peqinit. Bashkë me të u vendos në pranga edhe Bledar Çullhaj, të cilit gjatë kontrolleve në banesë iu gjet një armë e ftohtë. Ky i fundit nuk ka asnjë funksion publik, por gruaja e tij është përgjegjëse në sektorin e mbetjeve./ZËRI

Poll

MOS HUMB