Aktualitet

Ndahet nga jeta në moshën 68-vjeçare aktori i njohur shqiptar, Ilir Shkurti

Ai gjithashtu mori pjesë edhe në disa filma të kinematografisë shqiptare, mes tyre filmat “Rrethimi i vogël”, “Binarët” dhe “Ngjyrat e moshës”, duke u bërë pjesë e brezit të artistëve që kontribuan në filmat e periudhës së Kinostudios shqiptare.

I.F
Ndahet nga jeta në moshën 68-vjeçare aktori i njohur shqiptar,
Ilir Shkurti

TIRANË- Ndahet nga jeta në moshën 68-vjeçare aktori i njohur shqiptar, Ilir Shkurti. Ai lindi më 30 dhjetor 1957 në Pogradec dhe ishte pjesë e brezit të aktorëve që kontribuan në skenën e humorit dhe teatrit lokal. Shkurti u bë i njohur për publikun përmes interpretimeve në Estradën e Pogradecit, ku solli role humoristike dhe karakteriale që u pritën me dashuri.

Ai gjithashtu mori pjesë edhe në disa filma të kinematografisë shqiptare, mes tyre filmat “Rrethimi i vogël”, “Binarët” dhe “Ngjyrat e moshës”, duke u bërë pjesë e brezit të artistëve që kontribuan në filmat e periudhës së Kinostudios shqiptare./ZËRI

Poll

MOS HUMB