Aktualitet

Parandalohet ngjarja e rëndë në Dobraç

Përplasja mes dy personave mund të kishte përfunduar në tragjedi, por ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi një ngjarje të rëndë.

k.m.

Parandalohet ngjarja e rëndë në Dobraç

SHKODËR- Një konflikt mes fqinjëve në fshatin Dobraç mund të kishte përfunduar në një ngjarje të rëndë krimitnale. Përplasja mes dy personave mund të kishte përfunduar në tragjedi, por ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi një ngjarje të rëndë. Në pranga u vendos Sirjan Jahja, banues në Dobraç, i cili dyshohet se ka qëlluar në tokë me pistoletë, për motive të dobëta. Qëllim kishte frikësimin e fqinjit të tij, i identifikuar me inicialet A.K. Arma e përdorur u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa ndaj Sirjan Jahja janë kryer veprimet procedurale përkatëse.

NJOFTIMI I POLICISË:

Shkodër/Ndërhyrja e shpejtë e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë. Kanosi fqinjin e tij, duke qëlluar me armë zjarri pistoletë, në fshatin Dobraç, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 41-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të mbeshtetura nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në Dobraç, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri, fqinjin e tij, kanë organizuar punën për kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi S. J., 41 vjeç, banues në Dobraç. Nga veprimet e para proceduriale dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi S. J. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në tokë, për të kanosur fqinjin e tij, shtetasin A. K. Materialet procedurale do t’i kaloj ë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB