Aktualitet

Ndërruan jetë tragjikisht në Itali, trupat e familjes Kola mbërrijnë në Shqipëri, përcillen sot në banesën e fundit (VIDEO)

Babai, Arti Kola, 48-vjeç, nëna, Jonida Kola, 43-vjeçe, si dhe dy fëmijët e tyre, djali Hadjar Kola, 22-vjeç, dhe vajza Xhesika Kola, 15-vjeçe, do të prehen në fshatin Gryksh i Madh, në Peqin.

zh.ll
Ndërruan jetë tragjikisht në Itali, trupat e familjes Kola
mberritja e trupave ne shqiperi

DURRËS- Mëngjesin e kësaj të enjteje kanë mbërritur në Shqipëri trupat e pajetë të 4 anëtërve të familjes Kola, të cilët humbën jetën tragjikisht më 4 shkurt në Porcari të Italisë si pasojë e asfiksimit nga monoksidi i karbonit.  Babai, Arti Kola, 48-vjeç, nëna, Jonida Kola, 43-vjeçe, si dhe dy fëmijët e tyre, djali Hadjar Kola, 22-vjeç, dhe vajza Xhesika Kola, 15-vjeçe, do të prehen në fshatin Gryksh i Madh, në Peqin.

Katër anëtarët e familjes Kola nga fshati Gryksh i Madh, Peqin, u gjetën pa shenja jete në shtëpinë e tyre më 4 shkurt në Porcari, në provincën e Lucca-s, Itali.

Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e 4 shkurtit, e cila i mori jetën Arti Kolës, bashkëshortes së tij Jonida, 43 vjeçe, si dhe dy fëmijëve të tyre Hadjarit, 22 vjeç, dhe Xhesikës, 15 vjeçe. Të katërt humbën jetën nga monoksidi i karbonit i çliruar nga kaldaja e gazit e instaluar së fundmi në banesën ku jetonin. 

Prokuroria e Luccas ka hapur një hetim për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të verifikuar përgjegjësitë e mundshme. Kaldaja rezulton të ketë qenë e re dhe dyshohet se ishte instaluar nga vetë pronari i banesës. Tashmë, pritet rezultati i analizave toksikologjike për katër viktimat, i cili pritet të jetë vendimtar për vijimin e hetimeve. 

Dinamika

Në orën 19:58 të së mërkurës, Hajdari telefonoi në numrin 112, i cili e lidhi me numrin 118. "Motra ime është e sëmurë", i tha ai operatorit gjatë një telefonate 11-minutëshe. Pastaj i riu humbi ndjenjat. Ambulanca mbërriti në orën 20:03, por adresa ishte e gabuar: Kola kishte thënë - ndoshta i tronditur nga monoksidi i karbonit - se jetonte në shtëpinë me numër 168 në vend të 186. Në thelb, treqind e pesëdhjetë metra larg adresës së saktë. Ambulanca nuk u largua, duke pyetur fqinjët, duke rënë zileve të derës, por nuk mundi të gjente adresën e saktë. Në këtë pikë, u thirrën karabinierët për ndihmë, të cilët arritën të gjurmonin personin që ngriti alarmin dhe kështu të identifikonin adresën e saktë.

Në orën 9:46 të mbrëmjes, ambulancat mbërritën në derën e familjes Kola. Turim Kola, vëllai i kryefamiljarit dhe dy oficerë të karabinierisë u përpoqën të hynin në shtëpi, por nuk kishte oksigjen. Edhe ata u sëmurën. Ndërkohë, zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje dhe siguruan ndërtesën. Megjithatë, ekipi i urgjencës mjekësore shpalli të vdekur Artin Kolën, gruan e tij Jonidën dhe fëmijët e tyre Hajdar dhe Xhesikë, të cilët u gjetën në dhomën e gjumit.

"Nuk munda t'i shpëtoja, nuk munda t'i shpëtoja", Turim Kola, e përsërit atë vazhdimisht para familjes dhe miqve të tij. Ai sapo ka dalë nga spitali në Piza ku po kurohej për helmim. "Më ra të fikët", thotë ai./ZËRI

Poll

MOS HUMB