Aktualitet

Ndërtim pa leje pranë monumentit të kulturës “Ura e Vashës”, arrestohet 44-vjeçari në Klos

44-vjeçari u kap në flagrancë

F.I
Ndërtim pa leje pranë monumentit të kulturës “Ura e
PAMJE NGA VENDNGJARJA

DIBËR-Një 44-vjeçar është arrestuar në Klos, pasi ndërtoi pa leje një objekt pranë monumentit të kulturës “Ura e Vashës”. 44-vjeçari u kap në flagrancë dhe akuzohet për kryerjen e veprave penale “Shkatërrimi i veprave kulturore” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”.

Njoftimi i policisë:

Kreu ndërhyrje në monumentin e kulturës “Ura e Vashës” dhe ndërtoi pa leje një objekt pranë saj, arrestohet 44-vjeçari.

Në vijim të punës dhe kontrolleve të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 44 vjeç, banues në fshatin Fshat, Klos.

Ky shtetas dyshohet për kryerjen e veprave penale “Shkatërrimi i veprave kulturore” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi u kap në flagrancë duke ndërtuar një objekt pa u pajisur me lejen përkatëse, si dhe duke kryer ndërhyrje dhe punime të paligjshme në monumentin e kulturës “Ura e Vashës”.

Monitorimi i territorit për goditjen e paligjshmërive vijon.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale.

Poll

MOS HUMB