Aktualitet

“Ne firmosim, ata marrin lekët”, zbardhet përgjimi i punonjëses që fundosi Jonaid Myzyrin, dëshmia për grabitjen: Na erdhën me armë

Lindita Skeja e cila implikon titullarin në procedurat abuzive të tenderit. 

k.m.
“Ne firmosim, ata marrin lekët”, zbardhet përgjimi i
Jonaid Myzyri

TIRANË- Zbardhen detaje nga përgjimi i punonjëses së Komisionit të Prokurimeve Publike, Lindita Skeja, e cila implikon drejtuesin e këtij institucioni, Jonaid Myzyri për aferën e tenderit 2.3 mln euro për mirëmbajtjen e rrugës Rrëshen-Ura e Repsit. Hetimi nisi pas dyshimeve se Myzyri kishte diktuar veprimet e anëtarëve të tjerë të KPP në rastet e shqyrtimit të ankesave ndaj procedurave të prokurimit. Dhe këtë duket se e "provon" përgjimi i punonjëses së KPK, Lindita Skeja e cila implikon titullarin në procedurat abuzive të tenderit. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar një pjesë të bisedës së përgjuar, ku punonjësja i ankohet bashkëbiseduesit në telefon se kishte firmosur për Myzyrin dhe tani po "vuante pasojat".

Përgjimi i SPAK:

Speaker A (Lindita): Ai na majti kshu… që krijum besim që ne jemi miqtë e atij…ene rrimë të qetë. N’a ofroi mori informacione. Unë vajta dhe i shërbeva si qeni.

Speaker B: Hej zot!

Speaker A (Lindita): Vajta i shërbeva si qeni. I shërbeva me sy mbyll… e du edhe pikë. E du kshtu…firmos ne, të gjith si delet. Ime veme ku të n’a thërrasin. Rresht. Firmën ne e lekët ata.

Speaker B: A mos i hongert o Zot.

Speaker A (Lindita): Bojna se e dini ju se ç’ju boj unë, bojna… Më pas

Speaker A (Lindita): Amin…ata hop mrap ere… hop mrapa… hop mrapa me e çoi mu në KPP… më çoi mu në KPP, përballem atje me lloj lloj pislliku…

Speaker B: Pi hiç ere un sve po ene tha Dashi motrës tha mos shko…

Pikërisht për këto përgjime, por edhe për grabitjen e ndodhur në shtëpinë e saj, Skeja është thirrur për të dëshmuar nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në rrëfimin e saj, ajo pranoi se ishin futur në banesën e saj dhe e kishin grabitur, por nuk e përmend shumën e marrë nga autorët.

“Po është e vërtetë kanë hyrë katër persona të maskuar. Hynë në banesën tonë në Librazhd, aty ishin unë mamaja, vëllai dhe tre fëmijët. Fëmijët e moshës tetë dhjetë dhe 14 vjeç. Na terrorizuan na morën lekët, një person na rrinte me armë tek koka. Të tjerët kontrolluan shtëpinë derisa gjetën lekët. Pastaj morën peng vëllanë dhe e lanë në Labinot që mos të denonconte. Ai erdhi në këmbë nga Labinoti deri në një fshat. Njoftuam policinë e Librazhdit dhe kemi bërë kallëzim për grabitjen ka thënë punonjësja e KPP e cila njëherazi del në përgjime në biseda të ndryshme edhe në dosjen tjetër ku është nën akuzë edhe kreu i KPP Jonaid Myzyri”.

Për të zbuluar më shumë rreth kësaj grabitjeje, prokurori i SPAK që po merret me këtë çështje, Elvin Gokaj i është drejtuar Policisë së Elbasanit dhe Librazhdit, për t’i vënë në dispozicion informacione, nëse janë bërë denoncime për këtë rast, dhe nëse po si është vepruar. Burimet konfirmuan se prej Elbasanit kanë mbërritur materiale voluminoze lidhur me ngjarjen, duke konfirmuar kështu dyshimet e grabitjes, por nga ana tjetër nuk përjashtohet mundësia që shuma e grabitur të jetë disa herë më e madhe. Hetimet për grabitjen e 200 mijë eurove janë veçuar, për dosjen e parë janë marrë të pandehur 11 persona që dyshohen se shkelën barazinë në tendera, midis tyre është edhe Jonaid Myzyri./ZËRI

Poll

MOS HUMB