Aktualitet

Në kërkim për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Kukës

Punonjësi, me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar "Targa e huaj

I.F
Në kërkim për shpërdorim detyre, arrestohet polici në
Foto ilustruese

KUKËS- Arrestohet një efektiv në Kukës, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale "vjedhje duke shpërdoruar detyrën". Punonjësi, me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autostradave, ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar "Targa e huaj", ku u dokumentuan disa raste përvetësimi në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare nga ana policëve rrugorë.

"Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Kukës - Dibër) në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, ka ekzekutuar masat e sigurimit personal “Arrest me burg” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit B.S., me detyrë trupë shërbimi në Njësinë Operacionale për Sigurinë Rrugore dhe Sigurisë së Autorstradave, i dyshuar për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

Punonjësi B.S., ishte shpallur në kërkim një muaj më parë në kuadër të operacionit të koduar “Targa e huaj” ku u dokumentuan rastet e përvetësimit në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare nga ana e punonjësve të qarkullimit rrugor.", njofton AMP.

Në këtë skemë ishim përfshirë 22 policë, të cilët gjobisnin shtetas të huaj që shkelnin rregullat e qarkullimit rrugor. Gjobat ndaj tyre varionin nga 200 deri në 500 mijë lekë të vjetra dhe ata ndalonin kryesisht personat me targa të huaja. Më pas, ata i merrnin vetë paratë dhe nuk i dorëzonin tek financa. Hetimet nisën pas denoncimit nga një shqiptar i Kosovës që e kishte paguar gjobën.

Sipas Agjencisë të Mbikëqyrjes Policore, këta persona, duke keqpërdorur aksesin në sistemet dhe databazat e Policisë së Shtetit, konstatonin shkeljen, administronin shumën monetare duke i dhënë drejtuesit të mjetit procesverbalin përkatës dhe në vijim nuk kryenin arkëtimet dhe nuk bënin pasqyrimet përkatëse në sistem, me qëllim përvetësimin në mënyrë të paligjshme të vlerave monetare nga gjobat administrative, në shumën prej 2.200.000 lekë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB