Aktualitet

Tentoi të largohej nga Shqipëria me pasaportën e “binjakut”, arrestohet gjermani në Durrës

41-vjeçari, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

I.F
Tentoi të largohej nga Shqipëria me pasaportën e
FOTO ILUSTRUESE

DURRËS - Një 41-vjeçar gjerman është arrestuar nga policia në Portin e Durrësit pasi tentoi të dilte nga vendi me pasaportën e një shtetasi tjetër, me të cilin kishte ngjashmëri.

41-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden pasi gjykata lokale e Lorrach në Gjermani i ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për për trafikim të lëndëve narkotike.

Pasaporta që paraqiti 41-vjeçari është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, bashkë me një pasaportë me gjeneralitet e tij, e dyshuar e falsifikuar, të cilën e kishte me vete.

"Tentoi të dilte nga Shqipëria, me pasaportën e një shtetasi me të cilin kishte ngjashmëri, vihet në pranga 41-vjeçari nga Gjermania.

41-vjeçari, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë intensifikuar kontrollet dhe verifikimet, me qëllim ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga porti i Durrësit.

Si rezultat i kontrolleve nga Policia Kufitare dhe i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë, shtetasi M. W., 41 vjeç, banues në Gjermani.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata lokale e Lorrach, Gjermani, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Gjermanisë.

Pasaporta që paraqiti ky shtetas është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, bashkë me një pasaportë me gjeneralitet e tij, e dyshuar e falsifikuar, të cilën e kishte me vete.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 41-vjeçarit, në Gjermani", njofton policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB