Aktualitet

Në kërkim për 'shtëpi bari’ në Australi? Reagon Elvis Pupa: Manipulim! Jam në Tiranë, jeta vazhdon normalisht

Elvis Pupa, në një postim në rrjetet sociale, shprehet se nuk është arratisur, siç informuan mediat australiane, por shtoi se ndodhet në Tiranë prej më shumë se 1 muaji

F.I
Në kërkim për 'shtëpi bari’ në Australi?
Elvis dhe Belina Pupa

TIRANË-Aktori Elvis Pupa ka reaguar pas lajmit të publikuar nga mediat australiane, ku thuhet se akuzohet për kultivim droge. Elvis Pupa, në një postim në rrjetet sociale, shprehet se nuk është arratisur, siç informuan mediat australiane, por shtoi se ndodhet në Tiranë prej më shumë se 1 muaji për shkak të angazhimeve profesionale. Sa i përket “shtëpisë së barit”, aktori i humorit shprehet se bëhet fjalë për një proces gjyqësor që është ende në zhvillim dhe se bashkëshortja e tij, Belina Pupa është e lirë.

Elvis Pupa: Jam i detyruar të reagoj pas disa lajmeve të pavërteta dhe keqdashëse që po qarkullojnë në media, sipas të cilave unë gjoja “jam arratisur” dhe “ndodhem në kërkim”. Dua ta bëj shumë të qartë: prej më shumë se një muaji ndodhem në Tiranë, ku po zhvilloj angazhime të rregullta profesionale, të planifikuara në Shqipëri dhe më gjerë në Europe. 

Çdo përpjekje për ta paraqitur ketë situatë ndryshe eshtë një manipulim i paster i informacionit, një keqinterpretimi qëllimshëm që synon të bëjë lajm aty ku nuk ka asgjë të jashtëzakonshme. Sa i përket bashkëshortes sime, Belina, ajo vazhdon aktivitetin e saj profesional dhe është plotesisht e lirë. E gjithë situata që po trajtohet aktualisht është pjesë e një procesi ligjor që është ende në zhvillim, dhe siç është shprehur edhe ajo vetë, i takon drejtësisë të flasë e fundit.

Fatkeqësisht, kemi parë një keqpërdorim të rëndë të lajmit, me qëllim sensacionalizmi dhe klikimesh, ku deformimi ka marrë vendin e të vërtetës. Jetët tona janë publike, por kjo nuk i jep askujt të drejtën të abuzojë me dinjitetin e njerëzve. Jeta vazhdon normalisht, me punën dhe pergjegjësitë tona të përditshme. Ne do të perballojmë çdo situatë me qetësi, transparencë dhe respekt për të vërtetën. Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen që shumë prej jush na kanë treguar.

Në kërkim për 'shtëpi bari’ në Australi?
REAGIMI
Poll

MOS HUMB