Aktualitet

Në kërkim prej 5 vitesh! Pastroi 18.3 mln euro të 'Cosa Nostras', SPAK kërkon 13 vite burg për Rezart Taçin

Kujtojmë se Rezart Taçi është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK në nëntor të vitit 2021, pasi u  akuzua se ishte përfshirë në një operacion financiar për fshehjen e mbi 18 milionë eurove. 

F.I
Në kërkim prej 5 vitesh! Pastroi 18.3 mln euro të 'Cosa
Rezart Taçi

TIRANË-Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi, i cili akuzohet se do pastronte 18.3 mln euro të mafias Cosa Nostra. Rezart Taçi është ende në kërkim dhe po gjykohet në mungesë për pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Kreu i SPAK, Klodian Braho kërkoi dhe konfiskimin e kalimin në favor të shtetit të 18 milionë eurove të mafias italiane.

Biznesmeni shqiptar Rezart Taçi është i dyshuar prej të paktën pesë vitesh në Shqipëri për pastrim parash dhe lidhje me krimin e organizuar, përfshirë kontakte të dyshuara me mafien siçiliane. Taçi kishte gjeneruar deri në 1.5 miliardë dollarë nga aktivitetet e tij në tregtinë e naftës, të cilat i nisi në fund të viteve 1990 me themelimin e kompanisë “Taçi Oil”.

Sipas gjykatës, një nga skemat më të sofistikuara të mashtrimit përfshinte manipulimin e sasisë së karburantit në cisterna përmes instalimit të valvulave të fshehta, që lejonin shkarkimin e mallrave pa u vënë re nga SGS apo palët e tjera. Ai gjithashtu përdori dokumente të falsifikuara për të mbuluar mungesën e naftës.

Kujtojmë se Rezart Taçi është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK në nëntor të vitit 2021, pasi u  akuzua se ishte përfshirë në një operacion financiar për fshehjen e mbi 18 milionë eurove. Gjykata e Posaçme deklaroi fajtorë dhe dënoi dy të besuarit e Rezart Taçit në këtë veprimtari kriminale, Artur Ballën dhe Bledar Lilon. Sipas hetimit të zhvilluar nga drejtoria Antimafia në Prokurorinë e Palermos dhe nga SPAK, operacioni financiar për pastrimin e parave është shtrirë në Itali, Zvicër dhe Tiranë./ZËRI

Poll

MOS HUMB