Aktualitet

Zjarri në Dukat- Përkeqësohet situata, asfiksohen 3 zjarrfikës! Shqipëria kërkon ndihmën e BE-së

Mësohet se efektivët kanë marrë ndihmën mjekësore dhe fatmirësisht janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

zh.ll
Zjarri në Dukat- Përkeqësohet situata, asfiksohen 3
PAMJE NGA SPITALI

VLORË- Zjarri në malin e Dukatit në Vlorë vijon të jetë aktiv prej disa ditësh, ndërsa terreni i vështirë e ka bërë edhe më të pamundur ndërhyrjen nga forcat e emergjencës. Situata ka dalë jashtë kontrollit, pasi 3 zjarrfikës janë asfiksuar nga tymi i zjarrit dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës. Mësohet se efektivët kanë marrë ndihmën mjekësore dhe fatmirësisht janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Për shkak të situatës problematike të zjarrit në Dukat të Vlorës, Shqipëria ka aktivizuar Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile, duke kërkuan ndihmën e BE-së. Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, pasi vizitoi në Spitalin e Vlorës tre zjarrfikësit që pësuan lëndime, të cilët fatmirësisht janë në gjendje të mirë. Avionët zjarrfikës të BE-së në ndihmë të Shqipërisë pritet të mbërrijnë gjatë orëve në vijim.

Raportohet se zjarri, u favorizuar edhe nga erërat e forta, ka përfshirë një sipërfaqe të madhe pyjore. Ndërkohë që forca të shumta zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje, ku prej ditësh luftojnë për të parandaluar përhapjen e flakëve drejt zonave me vlera të larta natyrore, si Parku Kombëtar i Llogarasë.

Në vendngjarje janë të angazhuar 30 efektivë të Forcave të Armatosura si edhe 17 efektivë të zjarrfikësve por edhe punonjës të emergjencave civile Vlorë dhe të pyjores./ZËRI/

Poll

MOS HUMB