Aktualitet

Në makinë me autorin e atentatit në Fallkë! Pranga edhe Ferhat Kajës, dhunoi pronarin e lokalit 'Tokyo' në Tiranë

Ferhat Kaja dhe Oltian Kaja, pronarët të lokalit “Stockholm” u shpallën në kërkim si autorë të dhunës brutale ndaj pronarit të restorantit “Tokyo”, Laert Kasaj në Deliorgj.

F.I
Në makinë me autorin e atentatit në Fallkë! Pranga edhe
Laret Kasaj dhe Ferhat Kaja

TIRANË-Një operacion i policisë së Tiranës ka çuar në arrestimin e të riut që dhunoi pronarin e lokal ‘Tokyo’ Laret Kasaj, pas sherrit të dyshuar për aksionin e lirimit të hapësirave publike. Ferhat Kaja ndodhej në makinë me Kid Kazain, autorin e atentatit ndaj Arbër Gorejas më 30 maj.

Ferhat Kaja dhe Oltian Kaja, pronarët të lokalit “Stockholm” u shpallën në kërkim si autorë të dhunës brutale ndaj pronarit të restorantit “Tokyo”, Laert Kasaj në Deliorgj. Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e 21 korrikut, dyshohet se ka ardhur si pasojë e një denoncimi që Kasaj kishte bërë pranë Kryeministrisë, ku ai kishte raportuar për uzurpimin e hapësirave publike dhe vendosjen e tendave të jashtëligjshme.

Vetë biznesmeni, Laert Kasaj ka mohuar akuzat e bëra ndaj tij dhe pretendon se shkaku i sulmit ka qenë një postim i shpërndarë nga një portal online, ku përmendej dhe lokali “Stockholm”./ZËRI

Poll

MOS HUMB