Aktualitet

'Kisha frikë nga grabitjet'/ Skandali me videot intime, dëshmia e Adi Hilës: Kamerat i vendosa unë, por s'kishin memorie

Sipas versionit të tij, ato ishin kamera të thjeshta, të cilat nuk kishin memorie për të ruajtur imazhet

F.I
'Kisha frikë nga grabitjet'/ Skandali me videot intime,
Adrian Hila

TIRANË-Kompozitori dhe producenti i njohur Adrian Hila, ka dhënë dëshminë e tij në polici lidhur me videot intime me dhjetëra artiste të publikuara së fundmi në rrjete. Kompozitori ka pranuar në dëshminë e tij, se ka qenë ai që ka vendosur kamerat në banesë për arsye sigurie, pasi në zonën ku ndodhet banesa e tij kishin ndodhur vjedhje.

Hila deklaroi se kamerat ishin instaluar në vitin 2022, shumë kohë para publikimit të videove intime që shkaktuan skandalin. Sipas versionit të tij, ato ishin kamera të thjeshta, të cilat nuk kishin memorie për të ruajtur imazhet, por funksiononin online.

Ndërkohë Policia e Tiranës ka nisur një hetim ndaj faqeve dhe profileve që kanë publikuar apo shpërndarë këto materiale. Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike po punon për identifikimin e adresave IP dhe të dhënave të tjera që mund të çojnë në autorët e publikimeve. Autoritet po ndjekin edhe procedurat për heqjen e materialeve intime nga platformat online ku janë publikuar. Pamjet e u shpërndanë me shpejtësi mbrëmjen e 29 shtatorit.

Lidhur me aspektin ligjor të kësaj situate, janë tre nene të Kodit Penal që parashikojnë dënime, për shkelje privatësie, përgjim, shpërndarje të materialeve dhe përhapje të sekreteve vetjake. Ato parashikojnë dënime nga gjobë deri në 2 apo 3 vite burg.

Sa vite burg rrezikon kompozitori Adi Hila:

Neni 121

Ndërhyrje të padrejta në jetën private

Vendosja e aparaturave që shërbejnë për dëgjim apo regjistrim të fjalëve ose të figurave, dëgjimi ose regjistrimi i fjalëve, fiksimi ose regjistrimi figurave, si dhe ruajtja për publikim i të dhënave që ekspozojnë një aspekt të jetës private të personit, pa pëlqimin e tij, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

Shpërndarja, ofrimi për publikim apo publikimi me çdo mjet ose formë të komunikimit publik apo mënyrë tjetër i të dhënave të marra në mënyrën e përcaktuar në paragrafine parë të këtij neni, dënohet me burgim deri në tre vjet.

Neni 122

Përhapja e sekreteve vetjake

Përhapja e një sekreti që i përket jetës private të një ose personi nga ai që e siguron atë për shkak të detyrës të profesionit, kur detyrohet të mos e përhapë pa qenë i autorizuar, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Po kjo vepër, e kryer me qëllim fitimi ose për të dëmtuar një person tjetër, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. /ZËRI

Poll

MOS HUMB