
TIRANË- Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të zhvillojë sot një vizitë në Tiranë për të inauguruar hapjen e xhamisë së Namazgjasë. Erdogan pritet të mbërrijë në vendin tonë, rreth orës 11:00. Gjithashtu me ardhjen e Erdogan, Kuvendi anuloi seancën plenare, që do të mbahej sot në orën 10:00.
Erdogan fillimisht do të zhvillojë një takim me presidentin e vendit tonë, Bajram Begaj dhe më pas me kryeministrin Edi Rama. Me këtë të fundit do të zhvillojë edhe një mbledhje dhe një konferencë për shtyp. Gjithashtu me ardhjen e Erdogan, Kuvendi anuloi seancën plenare, që do të mbahej sot në orën 10:00.
Më pas, Erdogan do të zhvendoset tek xhamia e Namazgjasë, për të qenë i pranishëm në ceremoninë e hapjes. Pasi do të qëndrojë rreth 7-8 orë në Tiranë, presidenti turk do të largohet në drejtim të Serbisë, ku gjithashtu do të zhvillojë një vizitë zyrtare.
Agjenda:
Ditën e sotme pritet që rreth orës 11:30 – 11:40 të zhvillohet ceremonia e pritjes së Presidentit Turk Erdogan
11:40 – 12:40 të dy liderët do të kenë një takim koke me koke ndërsa më pas vijon:
12:40 – 13:40 Mbledhja e keshillit te bashkerendimit te nivelit te larte
13:40 – 14:00 Ceremonia e firmosjes se marreveshjeve
14:00 – 14:30 Konferenca per shtyp
16:30 – 17:30 Ceremonia e inaugurimit te Xhamise
Në kuadër të vizitës në Shqipëri të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar edhe masat e sigurisë duke nisur që nga mbërritja e kreut të shtetit turk në aeroportin e Rinasit, deri në shoqërimin e tij në Tiranë. Për sigurinë e tij, Policia e Shtetit njofton qytetarët se do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore.
"Drejtuesit e automjeteve të shfrytëzojnë autostradën e re Kashar - Rinas, për të qarkulluar në drejtim të aeroportit të Rinasit, pasi aksi i vjetër Kashar - Rinas nga ora 10:00 deri në 11:30, si dhe nga ora 17:00, deri në orën 18:00, të datës, 10.10.2024, do të jetë i bllokuar. Rrugë të tjera që do të bllokohen janë: Nga Rinasi - Qafa e Kasharit - Mbikalimi tek Casa Italia - nënkalimi te ish-sheshi “Shqiponja”, Unazë (Astir) - Rrethrrotullimi i Saukut, Rruga e Elbasanit. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga Ura te ish Hotel Dajtit deri te sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, rruga “Papa Gjon Pali II”, rruga “Ibrahim Rugova” rruga “Ukraina e Lirë”, bulevardi "Zhan D'Ark" dhe rruga "Xhorxh Bush","-njofton Policia.
Sipas mediave greke, presidenti turk pritet të takohet në Tiranë edhe me liderin fetar të sektit mysliman bektashi në Shqipëri, Baba Mondin.
Xhamia e Namazgjasë është gati për tu hapur sot, 9 vite nga nisja e ndërtimit. Prej disa ditësh, godina është mbuluar me flamuj turq edhe shqiptarë. Ishte imami turk Enes Bastur, ai që zbuloi se xhamia do të hapej me vizitën e Erdogan në Shqipëri, duke treguar se i ishte besuar drejtimi i xhamisë së Tiranës. Ndërsa myftiu i Tiranës Gazmend Teki̇a është emëruar kryetar i Bordit Drejtues të fondacionit të përbashkët mes Komunitetit Mysliman dhe palës turke, që do të menaxhojë xhaminë e re. Sot në Tiranë pritet të jetë edhe ai, por do të mungojë kreu i Kominitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu. Kryetari aktual i KMSH konsiderohet nga shteti turk si një njeri pranë fondacionit FETO (gylenist), pasi ka studiuar përmes ndihmesës me bursë nga një nga fondacionet e themeluara nga Fetullah Gylen. Armiqësia e njohur e Erdogan me rrjetin "FETO" është kthyer në kufirin që presidenti turk ka vendosur në miqësinë e tij me Shqipërinë dhe kryeministrin Edi Rama. /ZËRI