Politikë

Nga kaosi deri tek djegia e karrigeve, çfarë ndodhi në Kuvend?

Përplasje ka pasur edhe brenda mureve të Parlamenitit ku që në krye të seancës, Partia Demokratike bllokoi foltoren duke mos lejuar asnjë nga deputetët të mbajë fjalën.

M.M
Nga kaosi deri tek djegia e karrigeve, çfarë ndodhi në Kuvend?
Zjarri i ndezur ne oborrin e parlamentit

TIRANË- Seanca plenare e ditës së sotme (30 shtator) është shoqëruar me tensione mes opozitës dhe mazhorancës. Deputetët e PD refuzuan të bëheshin pjesë e kësaj seance dhe dogjën karriget e tyre përpara Kuvendit të Shqipërisë në formë proteste për burgosjen e deputetit Ervin Salianji.

Përplasje ka pasur edhe brenda mureve të Parlamenitit ku që në krye të seancës, Partia Demokratike bllokoi foltoren duke mos lejuar asnjë nga deputetët të mbajë fjalën. Me tone të larta ata hodhën akuza ndaj Partisë Socialiste dhe kryeministrit Edi Rama si të përfshirë në vendimin e burgosjes së Ervin Salianjit.

Gjithashtu disa deputetë tentuan të godisnin me shishe ujë dhe me dosje kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropalin. Ky incident u ndalua nga garda e republikës, e cila reagoi menjëherë dhe u vendos përpara ministrave.

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka pati një përplasje të fortë me deputetin Petro Koço, përplasje që për pak degradoi në nj konflikt fizik. Noka nuk lejoi Koçon të merrte fjalën duke i shkulur kshtu mikrofonin nga tavolina.

Spiropali e mbylli seancën e sotme pas vetëm 15 minutash dhe i kujtoi opozitës se ata do të ndshkohen për shkeljet që  kryen, duke filluar nga dëmtimi i mikrofonave e deri tek djegia e karrigeve.

Deputetët e opozitës nuk u ndalën me kaq por vazhduan me deklaratat e tyre jashtë Parlamentit.

Nga kaosi deri tek djegia e karrigeve, çfarë ndodhi në Kuvend?
Foto nga seanca plenare e 30 shtatorit

/ ZËRI

Poll

MOS HUMB