
TIRANË-Senaca e sotme në Kuvend është shoqëruar me tensione dhe përplasje të forta mes deputetëve. Përveç bllokimit të foltores dhe djegies së karrigeve, përplasje ka patur dhe mes deputetëve të opozitës me ata të mazhorancës. Një moment që kaloi pa u parë ishte incidenti mes deputetit të PD Flamur Noka me deputetin Petro Koçi. Noka fillimisht i shkuli mikrofonin Koçit dhe më pas u përplas fizikisht me të.
Pas skenës, kryeparlamentarja Elisa Spiropali e ka përjashtuar nga seanca Flaur Nokën. Seanca zgjati vetëm 15 minuta mes tensioneve dhe kaosit të krijuar nga opozita. Deputetët e Partisë Demokratike në mbështetje të Salianjit në shenjë proteste nxorrën karriget jashtë dhe iu vendosën flakën./ZËRI