Aktualitet

Një muaj e gjysmë 'luftë' për tokat! Banorët e Rrjollit vijojnë protestën: Do të rezistojmë derisa drejtësia të flasë!

Ata kërkojnë ndalimin e punimeve dhe zgjidhje nga drejtësia për çështjen e pronës, ndërsa paralajmërojnë se do ta vazhdojnë rezistencën deri sa drejtësia të japë qëndrim e saj mbi këtë çështje. 

zh.ll
Një muaj e gjysmë 'luftë' për tokat! Banorët
Banorët e Rrjollit

VELIPOJË- Banorët e Rrjollit po protestojnë dhe mbrojnë tokat e tyre tashmë prej një muaj e gjysmë. Ata kërkojnë ndalimin e punimeve dhe zgjidhje nga drejtësia për çështjen e pronës, ndërsa paralajmërojnë se do ta vazhdojnë rezistencën deri sa drejtësia të japë qëndrim e saj mbi këtë çështje. 

Njëra prej banorëve të Rrjollit theksoi se problemet mund të jenë shumë të mëdha nëse drejtësia nuk vepron. Ajo bëri thirrje për biznesmenin Bashkim Ulaj që të ndalë punimet derisa të ketë një vendim, ndërsa ish-drejtori i Kadastrës, Fatmir Shpellzaj, të heqq dorë nga prokurat që janë falsifikuar dhe t’u japë banorëve të drejtën e tyre. Banorja po ashtu kritikoi veprimet e vazhdueshme të policisë, duke u ndaluar tek protesta e të shtunës, ku u regjistruan incidente të rënda. 

Ajo ftoi gjithë bashkëqytetarët të bashkohen në këtë nismë, duke theksuar: “Problemi i pronës nuk është vetëm i Rrjollit. Nëse Rrjolli fiton, fiton e gjithë Shqipëria.”

"Sot është bërë një muaj e gjysmë që banorët e Rrjollit vazhdojnë dhe protetsojnë. Ne u kemi treguar se do të vazhdojmë të rezistojmë çdo ditë këtu te toka jonë derisa të ndalen punimet, derisa t'i jepet nje zgjidhje nga drejtësia. Ju lutem shumë institucioneve të drejtësisë t'i japin drejtim çështjes dhe të mos e acarojnë më shumë. Problemi mund të jetë shumë i madh për banorët e Rrjollit në qoftë se drejtësia nuk flet. Bashkim Ulaj duhet të ndalë punimet për sa kohë drejtësia nuk ka fol dhe nuk i ka dhënë zë të vërtetës. Fatmir Shpellzaj, më mirë të heqë dorë nga prokurat që ka falsifikuar dhe me i lënë banorët në të drejtat e tyre. Policia e Shtetit nuk duhet të vazhdojë me dhunu banorët, është e papranueshme ajo që ka bërë ditë e shtunë, në një protestë krejt paqësore. Policia e Shtetit duhet të vazhdojë të bëjë punën e vet që paguhet nga taksat e shqiptarëve për me mbrojt shqiptarët, jo për me mbrojt oligarët e kriminelët. Ju bëj thirrje gjithë bashkëqytetarëve tonë që të na bashkohen në këtë nismë, në këtë protestë sepse nuk është vetëm i Rrjollit. Problemi i pronës është i gjithë shqiptarëve. Në qoftë se Rrjolli fiton, është e sigurtë që ka fituar e gjithë Shqipëria.", tha banorja e Rrjollit. 

Banorët protestojnë kundër ngritjes së resortit turistik, duke e cilësuar si grabitje të pronës së tyre nga kjo kompani. Banorët shprehen se zotërojnë dokumentacion të rregullt për 400 dynym tokë me vendim gjykate të vitit 2006.

Një fshat turistik me vila e hotele luksoze do të ndërtohet në kufi mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks-Rrjoll në Shkodër dhe ka sipërfaqe prej 147.2 hektarësh. Në 31 dhjetor të vitit 2024, biznesmeni Bashkim Ulaj, së bashku me dy vëllezërit e tij Astrit dhe Ahmet Ulaj morën statusin e veçantë “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” për ndërtimin e resortit turistik Blue -Borgo” në bregdetin e Velipojës./ZËRI

Poll

MOS HUMB