Aktualitet

Mediat meksikane: Luftar Hysa ka një urdhër arresti nga SPAK, po i reziston ekstradimit me padi në gjykatë

Hysa që nga viti 2024 Hysa ka paraqitur padi dhe urdhra ndalimi për të kundërshtuar ekstradimin e tij drejt Shqipërisë

F.I
Mediat meksikane: Luftar Hysa ka një urdhër arresti nga SPAK, po i
Luftar Hysa

MEKSIKË-Mediat meksikane kanë vijuar artikujt në lidhje me biznesmenin shqiptar Luftar Hysa, i cili bashkë me vëllezërit e tij, Arben, Ramiz, Fatos dhe Fabjon Hysa janë sanksionuar nga SHBA. Në një shkrim të publikuar nga media 'Zetatijuana', thuhet se për biznesmenin e sanksionuar nga SHBA ka një urdhër arresti dhe nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK.

Në shkrim nuk specifikohet rasti për të cilin kërkohet arrestimi apo akuzat që rëndojnë nga Autoritetet shqiptare, ndërsa vetë Hysa në qershor të vitit 2024 ka paraqitur padi dhe urdhra ndalimi për të kundërshtuar ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, dhe procesi vazhdon para gjykatës së shkallës së parë në Nuevo León.

Fillimisht kërkesa e tij u pezullua, ndërsa në nëntor të 2024 ngriti një padi të re në Gjykatën e Qarkut të Gjashtë për Çështje Penale në Nuevo León, e cila u pranua. Gjyqi është përsëri në zhvillim e sipër dhe pritet verdikti final.

"Biznesmeni i identifikuar si Lufta Hysa u bë i pari që paraqiti një urdhër ndalimi për të ndaluar një urdhër arresti dhe ekstradimin e tij përfundimtar, sipas të dhënave të gjykatës. Më 14 qershor 2024, Hysa ngriti një urdhër ndalimi kundër komisionerit të Institutit Kombëtar të Migracionit (INM). Megjithatë, çështja u rrëzua një muaj më vonë pa një shqyrtim thelbësor. Muaj më vonë, më 25 nëntor 2024, ai ngriti një padi të re në Gjykatën e Qarkut të Gjashtë për Çështje Penale në Nuevo León, me numrin e çështjes 961/2024, këtë herë kundër një urdhër ekstradimi ose arresti. Padia fillimisht u rrëzua.

Në përgjigje, mbrojtja e tij paraqiti një padi në një Gjykatë Kolegjiale, të regjistruar me numrin e dosjes 40/2025. Pasi analizuan çështjen, gjyqtarët vendosën që padia duhej të pranohej, duke përmbysur vendimin fillestar të gjykatës së shkallës së parë dhe duke lejuar që procesi të vazhdonte. Gjyqi është përsëri në zhvillim e sipër dhe do t'i takojë gjykatës së shkallës së parë të përcaktojë nëse urdhri i kontestuar shkeli të drejtat kushtetuese,"-thuhet në artikull.

Në vitin 2023 Kanadaja i hoqi liçencën Luftar Hysës pas hetimeve për lidhje me kartelet meksikane dhe transferta të dyshimta me Shqipërinë. Asakohe gazeta La presse publikoi një raport të FINTRAC ku përmendeshin një sërë transaksionesh që konsiderohen të dyshimta ku përfshihen dhe transferta drejt Shqipërisë, përfshirë drejt kompanisë Valona Konstruksion, për të cilën institucioni kundër pastrimit të parave në Kanada thotë se është e zotit Hysa.

Restoranti Mirela, të cilin Hysa thotë se e zotëron, dërgoi 28 milionë dollarë në Shqipëri, Meksikë, Britani të Madhe, Shtetet e Bashkuara dhe Itali në më pak se një vit, nga viti 2019 deri në vitin 2020. Stanley Myiow dhe kompania e ndërtimit të familjes Hysa në Shqipëri përmenden në “më shumë se 50 raporte të aktiviteteve të dyshimta” nga FINTRAC, me një vlerë totale prej 28 milionë dollarësh kanadezë,” citon gazeta raportin e FINTRAC. Ende nuk dihet nëse urdhër arresti i tij ka të bëjë me tranksionet drejt Shqipërisë, ndërsa sot Hysa ndodhet në listën e zezë të SHBA.

Në artikull thuhet se biznesmeni Luftar Hysa drejton një rrjet kompanish transnacionale në Meksikë, Kanada dhe Poloni, dhe është futur nën sanksione të OFAC dhe FinCEN, përfshirë bllokimin e aseteve dhe ndalimin e transaksioneve me qytetarë amerikanë. Sipas medias meksikane hetimet kanë treguar se Hysa dhe familjarët e tij përdornin bizneset e lojërave të fatit dhe restorante për të pastruar të ardhurat nga trafiku i drogës, në bashkëpunim me Kartelin Sinaloa.

Thesari i SHBA-ve vendosi sanksione ndaj anëtarëve të familjes shqiptare Hysa në Meksikë, duke e akuzuar atë se e ka përdorur perandorinë e kazinove dhe restoranteve si mbulesë për pastrimin e parave të kartelit meksikan, Sinaloa. Sipas Thesarit, familja Hysa përfshin anëtarët e familjes, Luftar, Arben Hysa, Ramiz, Fatos dhe Fabjon Hysa. Kjo familje akuzohet se e ka përdorur ndikimin e vet përmes investimeve ose kontrollit mbi biznese të ndryshme me bazë në Meksikë, duke përfshirë lokale bastesh dhe restorante, për pastrimin e parave të përfituara nga trafiku i narkotikëve. Familja Hysa në të kaluarën ka mohuar publikisht çdo lidhje me krimin e organizuar./ZËRI

Poll

MOS HUMB