
SHKODËR- Ka shkuar në 3 numri i viktimave nga masakra në Shkodër. Arlind Bushati, i cili kishte marrë një plumb në kokë, nuk ia ka dalë dot që të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Shkodrës vetëm pak minuta më parë. Bushati është djali i ish-kandidatit të Partisë Demokratike për Bashkinë e Shkodrës, Xhemal Bushatit. Disa javë më parë, 32-vjeçari kishte bërë një denoncim në Policinë e Shtetit duke pretenduar se ishte kërcënuar me armë zjarri nga dy persona që nuk i kishte identifikuar. Por sipas raportimeve në media, një prej personave që e kishte kërcënuar ishte një anëtar i fisit Bajri, i cili i kishte nxjerrë armën në një lokal në pedonalen e qytetit.
Por, kjo nuk është hera e parë që familja "Bushati" ka probleme me në Shkodër, edhe pse më së shumti janë të njohur për angazhimin e tyre në politikë. Të atit të të plagosurit, Xhemal Bushatit iu vendos tritol në një bizneset e tij në Shkodër në mars të vitit 2022. Në pamjet e një kamere sigurie aokohe u dallua vetëm një person, të cilët i vendosën lëndën plasëse biznesit. Por edhe sot e kësaj dite nuk është vendosur në pranga nga Policia e Shtetit. Në dëshminë e tij në Polici, Bushati deklaroi se nuk kishte konflikt me askënd./ZËRI