Aktualitet

“Opa… ja erdhi shefi, opa dhe këta të tjerët”, Policia shkon sërish te Lapaj në mesnatë, i sekuestron plastmasin

Lapaj shkruan: Sapo erdhën policat dhe sekuestruan arsenalin e radhës. Plot 10 m2 plastmas. EDI plastmasi!

E.K
“Opa… ja erdhi shefi, opa dhe këta të tjerët”,
adriatik lapaj

TIRANË- Efektivë të policisë së shtetit, kanë shkuar mbrëmë pas mesnate përpara kryeministrisë, ku proteston që prej pothuajse 40 ditësh pa ndalim, Adriatik Lapaj. Policia ka sekuestuar plastmasin që përdorej si mbulesë për shiun nga ana e protestueve. Vetë Lapaj shprehet se është e trishtë një simbolikë e tij në datën 21 Janar, në 15-vjetorin e protestës ku 4 qytetarë humbën jetën, sipas tij për të sjellë në pushtet Edi Ramën.

“Ja erdhi shefi, më kërkon të marr masa për të hequr plastmasin. Opa, ja policët e Edi Ramës, sot në 21 Janar, do dalin pastaj që të qajnë me lot krokodili për protestuesit. Ja erdhën këta të tjerët, opa, nesër do dalin të qajnë për protestuesit që u vranë për të sjellë Edi Ramën në pushtet. Opa ja banda”, shprehet Lapaj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Që prej datës 8 dhjetor, Adriatik Lapaj është “ngujuar” poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama. Ai e nisi protestën vetëm, por dhjetra qytetarë i janë bashkuar rezistencës, e cila, sipas Lapajt, do të zgjasë deri në rrëzimin e qeverisë.

Gjatë kësaj periudhe, Lapaj hera herës ka thirrur protesta masive, të cilat kanë kulmuar me përplasje me policinë, ndërsa disa prej qytetarëve janë vënë në pranga, e më pas liruar me vendim gjykate. Deri tani Lapaj ka refuzuar që t’iu bashkohet protestave të thirrura nga Partia Demokratike, ndërsa Sali Berishën e konsideron palë në korrupsion. /ZËRI

Poll

MOS HUMB